Kosovë, rekord tjetër i zi, 2541 raste të reja dhe 14 të vdekur nga COVID-19

Në 24 orët e fundit Kosova ka shënuar një tjetër rekord të ri sa i përket rasteve me koronavirus, shkruan Top Channel

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë kryer 12.618 testime, nga të cilat 2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes. Ndërsa janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603. Në total numri i rasteve aktive është 23.845.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button