Nga sot është rritur prania e policisë rreth Spitalit Klinik të Tetovës

Pas shmangies së tragjedisë së dëmtimit të gypave të oksigjenit në Spitalin e Tetovës, nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë për Portalb.mk thanë se nga sot është rritur prania e policisë rreth Spitalit Klinik të Tetovës, dhe se rasti është duke u hetuar. Dr. Gzim Nuredini tha se masat janë shtuar për shkak të sigurisë që mos të ndodh diçka më e keqe.

Nga SPB Tetovë për Portalb.mk thanë se prej sot rritet prania e policisë rreth Spitalit Klinik të Tetovës dhe se janë duke punuar për zbardhjen e rastit.

“Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, në koordinim dhe nën drejtimin e Prokurorit Publik, po merr masa intensive për të qartësuar rastin e dy tubave të bakrit të dëmtuar në Spitalin Klinik të Tetovës, të raportuar më 23 gusht 2021, të cilët ishin të lidhur në një tjetër objekt që nuk ishte aktualisht në funksion, dhe jo “Qendra Kovid””, thanë nga SPB Tetovë.

Nga SPB Tetovë theksuan se deri tani janë zhvilluar biseda me disa persona, punonjës të spitalit, persona nga afërsia e objektit dhe të tjerë, dhe puna vazhdon për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të autorit ose autorëve.

Nga ana tjetër, Dr. Gzim Nuredini  tha se masat janë shtuar janë shtuar për shkak të sigurisë, mos të ndodh diçka më e keqe.

“Sa i përket prokurorisë presim të dalin ato me deklaratë, me siguri ato do ti kenë të dhënat. Por tani për tani, pasi ne nuk patëm ndonjë pasojë për shëndetin e pacientëve tani atë e kemi siguruar në disa forma. Kështu tani ne jemi rehat, mund të funksionojë qendra për Kovid”, tha Gzim Nuredini.

Para dy ditëve disa autorë të panjohur janë munduar të dëmtojnë gypat e furnizimit me oksigjen të Spitalit të Tetovës, me këtë veprim u rrezikuan pacientët që marrin terapinë e oksigjenit, që njëherit ishin edhe me Covid-19. Fatmirësisht, nuk është dëmtuar gypi kryesor, por një ndihmës dhe një tjetër është shtrembëruar. Dr. Gzim Nuredini tha se po të ishte prerë gypi kryesor, do të ishte dashur që të gjithë pacientët të transferoheshin në spitale tjera.

LEXO: U shmang tragjedia pasi ishin prerë gypat e furnizimit me oksigjen në spitalin e Tetovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button