RMV, për përshpejtimin e tranzicionit energjetik, vendi do të aplikojë në Fondin e investimeve klimatike

Qeveria në seancën e djeshme, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin mbi mundësinë e aplikimit për Fondin e investimeve klimatike, dhe obligoi Ministrinë e Ekonomisë në emër të saj që të plotësojë aplikimin për shprehjen e interesit për pjesëmarrje në Programin për Integrimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe për pjesëmarrje në Programin për përshpejtimin e tranzicionit nga qymyri, në Fondin e investimeve klimatike, informuan nga shërbimi për shtyp i qeverisë, transmeton Portalb.mk.

“Qëllimi i këtij programi është, ndër të tjera, të mbështesë kalimin e qymyrit/karburantit fosil në disa nga vendet në zhvillim që përdorin dhe prodhojnë qymyr, përfshirë ato ku prodhimi i termocentraleve me qymyr është dominues në miksin energjetik”, theksohet në njoftim.

Përndryshe, pikërisht këtë verë Maqedonia e Veriut u bë anëtare e Aleancës PPCA (Powering Past Coal Alliance) gjatë Javës së ndryshimeve klimatike në Londër. Vendi obligohet që deri në vitin 2030 të braktisë prodhimin e energjisë me qymyr, që do të thotë se Maqedonia e Veriut është vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që angazhohet për këtë veprim.

Hulumtimet e deritanishme mbi emetimet e gazrave serrë në vend tregojnë se shumica e tyre vijnë nga sektori i energjisë, me theks kryesisht në prodhimin dhe transportin e energjisë. Në vitet kur ka zjarre të mëdhenj pyjorë, sektori i Pyjeve është një nga sektorët kryesorë nga i cili emetohet dioksidi i karbonit dhe substanca të tjera të dëmshme që shkaktojnë ndryshime klimatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button