RMV, sot përfudon konkursi për regjistrues rajonal

Të gjithë kandidatët e interesuar për regjistrues rajonalë mund të paraqiten në aplikacionin online të disponueshëm në www.stat.gov.mk dhe popis2021.stat.gov.mk vetëm edhe deri sot, 25 gusht, transmeton Portalb.mk.

Meqenëse testimi i kandidatëve të regjistruar deri më tani është bërë më 19 dhe 20 gusht, për të gjithë kandidatët e regjistruar në periudhën nga data 18.08.2021, deri më sot, 25 gusht, do të organizohen testime shtesë, njoftoi Enti Shtetërore e Statistikave.

Listat e kandidatëve të regjistruar deri më tani dhe informacionet për kohën dhe vendin e testimit publikohen në komisionet e rajoneve të regjistrimit. Kontaktet me këto komisione dhe informacion shtesë në lidhje me testimin janë në dispozicion në linkun vijues: https://popis2021.stat.gov.mk/PopisniReoni.aspx.

Fati i zbatimit të këtij procesi të rëndësishëm pritej të jetë prilli i këtij viti. Megjithatë, përmes pazareve politike, Zaev dhe Mickoski, pa konsultim edhe të partive shqiptare opozitare, vendosën që ta shtyjnë këtë proces dhe të zhvillohet nga 5 deri më 30 shtator. Partitë shqiptare nga ana tjetër, nuk ishin aspak faktor për shtyrjen ose mos-shtyrjen e këtij procesi. Zaevi, përmes një bisede telefonike e informoi Ahmetin për vendimin që kishin marrë me Mickovski, kurse kreu i BDI-së vetëm i shtoi “aminin”.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button