Qeveria e RMV-së kërkon që të punësuarit e përkohshëm në administratën publike të vihen në dispozicion të regjistrimit

Qeveria miratoi mbrëmë vendimin që obligon të gjitha ministritë dhe organet e administratës shtetërore të marrin në konsideratë mundësitë që për nevojat e regjistrimit të popullsisë t’i vënë në dispozicion të Entit Shtetërore të Statistikave të punësuarit e përkohshëm në këto institucione, transmeton Portalb.mk.

Qeveria ua rekomandoi këtë njësive të vetëqeverisjes lokale, si dhe institucioneve nën juridiksionin e tyre.

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimet e tij vazhdimisht tregon se regjistrimi i popullsisë nuk do të vonohet dhe se do të bëhet brenda afatit të caktuar prej 5 deri më 30 shtator, edhe pse EShS ka problem të sigurojë numër të mjaftueshëm të regjistruesve.

Zaev thekson se të ardhurat për regjistruesit janë 25,000 deri 45,000 denarë për 25 ditë anketim, duke u bërë thirrje qytetarëve që të regjistrohen si regjistrues, veçanërisht në rajonet ku ka deficit.

Ndryshe, fati i zbatimit të këtij procesi të rëndësishëm pritej të jetë prilli i këtij viti. Megjithatë, përmes pazareve politike, Zaev dhe Mickoski, pa konsultim edhe të partive shqiptare opozitare, vendosën që ta shtyjnë këtë proces dhe të zhvillohet nga 5 deri më 30 shtator. Partitë shqiptare nga ana tjetër, nuk ishin aspak faktor për shtyrjen ose mos-shtyrjen e këtij procesi. Zaevi, përmes një bisede telefonike e informoi Ahmetin për vendimin që kishin marrë me Mickovski, kurse kreu i BDI-së vetëm i shtoi “aminin”.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button