RMV, janë djegur 442.074 metra kub masë druri – është hequr plotësisht ndalesa për lëvizje nëpër pyje

Qeveria e shqyrtoi Raportin e NP Pyjeve Kombëtare për dëmet e shkaktuara nga zjarret deri më 15 gusht, në të cilin konkludohet se nga gjithsej 9.907 hektarë të prekur nga zjarret, 8.803 hektarë i përkasin zonave pyjore ose kanë përfunduar në pyje dhe janë djegur 442.074 metra kub masë druri, transmeton Portalb.mk.

Sipas këtij informacioni, Qeveria e ka ngarkuar NP Pyjet Kombëtare të miratojë program për pyllëzim me plan aktivitetesh gjatë kësaj vjeshte.

Veç kësaj, Qeveria e ngarkoi këtë ndërmarrje publike që të mbajë të gjithë sasinë e druve të djegur si pasojë e zjarreve dhe këtë sasi ta menaxhojë plotësisht NP Pyjet Kombëtare.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia Pyjore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave duhet të kryejnë kontrolle të intensifikuara për mbrojtje dhe parandalim të zjarreve të hapura.

Është hequr ndalesa e lëvizjes nëpër pyje dhe zona pyjore, vendosi Qeveria në seancën e mbrëmshme.

Për mbrojtje dhe parandalim të zjarreve të hapur, do të kryhen kontrolle të intensifikuara nga MPB dhe Policia Pyjore.

Siç ka informuar shërbimi për shtyp i qeverisë, në bazë të rekomandimeve të Shtabit Kryesor për Menaxhim me Kriza, Qeveria vendosi të heqë ndalesën e lëvizjes nëpër pyje dhe zona pyjore dhe i ngarkoi MPB dhe Policinë Pyjore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizim me ujëra të realizojnë kontrolle të intensifikuara për mbrojtje dhe parandalim të zjarreve të hapura.

Ndalesa e lëvizjes nëpër pyje dhe zona pyjore ishte në fuqi nga 3 gushti, kryesisht për shkak të numrit të madh zjarreve që shpërthyen në shumë vende në atë kohë.

Por 5 ditë më parë, për shkak të shirave që e përmirësuan situatën me zjarret, ndalesa u hoq pjesërisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button