fbpx

Kirurgu kozmetik tregon si pacientet po ‘shtrembërohen’ pasi ndjekin standardet joreale të bukurisë në Instagram

Një kirurg kozmetik ka paralajmëruar rritjen e numrit të pacientëve të ‘tjetërsuar’ për shkak të standardeve të shtrembëruara të bukurisë të promovuara në mediat sociale, shkruan Revista Class.

Dr Steven Harris thotë se një pamje e deformuar pas trajtimit të dobët me mbushës (filler) është bërë diçka normale tani, por shton se tendenca mund të shkaktojë ‘dëm fizik dhe psikologjik’.

Ai tha se mjekët kozmetikë kanë “një detyrë të kujdesen që së pari të mos dëmtojnë” dhe se kjo qasje e tepruar është një “epidemi”.

Duke ndarë një sërë imazhesh që shpjegojnë se si të identifikoni mbushësin e vendosur keq, ai tha se pacientëve po u bëhet “lavazh truri” nga bombardimi i normalizimit të operacioneve të tepërta plastike.

Ai postoi dy fotografi të motrës së tij, njëra ku fytyra e saj shfaqet si normalisht dhe një tjetër ku fytyra e saj ishte ndryshuar në mënyrë dixhitale për të simuluar pamjen dhe tiparet që janë të zakonshme tek ata që kanë pasur trajtim të tepruar ose të dobët të fillerave.

“Termi “tjetërsim” i referohet shtrembërimit të tipareve jashtë kufijve normalë për individin, në mënyrë që të mos duket si ai person”, shkroi ai.

Si duket nje grua pas operacionit

Mjeku kozmetik beson se tjetërsimi po ndodh për shkak të mungesës së rregullave dhe ‘përfitimit monetar ose lakmisë’ midis praktikuesve.

Por Dr Harris pranoi gjithashtu se ka pasur një “ndryshim perceptimi” në standardet e bukurisë, diçka për të cilën ai e fajëson “bombardimin e përditshëm të imazheve anormale”. Sipas tij, shumë praktikues dhe pacientë nuk janë të vetëdijshëm dhe thjesht nuk e shohin.

Arsyet mund të jenë “Perceptimi Drift” (ndryshimet në perceptimin e vetes pas trajtimit të ri), “lavazhi i trurit” (nga bombardimet e përditshme të imazheve jonormale, veçanërisht në mediat sociale), mungesa e mprehtësisë artistike dhe çrregullimeve të imazhit, siç është Çrregullimi Dismorfik i Trupit, i cili nga një studim i vogël u zbulua se ishte më i zakonshëm në mesin e praktikuesve.

Dr Harris thotë se ‘tjetërsimi’ paraqet ‘rreziqe të konsiderueshme’ për mirëqenien fizike dhe emocionale të pacientëve.

“Shumica prej nesh mund të shohim se jemi në mes të një epidemie të fytyrave të tejmbushura dhe të shtrembëruara. Dhe ndërsa këto karakteristika të tilla si “buzët ruse” janë të paqëndrueshme dhe do të përfundojnë një ditë, “epidemia” po përhapet me një ritëm alarmues.”

Kirurgu ndau gjithashtu një tabelë për të përshkruar shtrembërimet specifike që mund të çojnë në një fytyrë të ‘tjetërsuar’ dhe për të shmangur mbingarkimin e fytyrës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dr Harris (@drharrisclinic)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button