RMV, për herë të parë Policia do të sigurojë transportin e materialit zgjedhore, ndërsa nesër vijnë pajisjet e para fingerprint

Në zgjedhje lokale të Maqedonisë së Veriut që pritet të mbahen më 17 tetor, policia do të kujdeset për herë të parë për sigurimin e transportit të materialit të besueshëm zgjedhor, duke përfshirë edhe pajisjet për shenjat e gishtave, që pritet të vijnë nesër sasia e parë, transmeton Portalb.mk.

Aleksandar Dashtevski, kryetari i KSHZ-së për MIA sqaroi që nesër do të vijnë në Shkup nga Gjermania pajisjet e para nga kompania “Dermalog”. Deri në tetor të këtij viti, pritet të arrijnë 4 mijë terminale të tilla, që do të shfrytëzohen në këta zgjedhje. Për shfrytëzimin e tyre, kompania do të trajnojë personat e përfshirë në realizimin e procesit zgjedhor.

“Risi e këtyre zgjedhjeve  në këtë Rregullore është që vendoset sigurim i obligueshëm gjatë transportit të materialit zgjedhor nga ana e policisë nga KSHK deri te Këshillat Zgjedhorë dhe anasjelltas. Bëhet fjalë, para se gjithash, për materialin e besueshëm  të fletëvotimeve dhe Listën zgjedhore,  por këtë herë për herë të parë edhe me ndryshimet e ligjit  dhe pajisjen teknike për votim për identifikimin e votuesve gjatë votimit përmes shenjave të gishtave.  Kjo do të thotë se materiali i besueshëm  i tërësishëm  rregullohet që të sigurohet në mënyrë të obligueshme, ruajtja dhe transporti nga ana e policisë”, sqaroi anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button