“EasyJet” do të realizojë linja edhe në Maqedoninë e Veriut, fillimisht me Zvicrën

Kompania e fluturimeve “EasyJet” do të fillojë realizimin e fluturimeve në Maqedoninë e Veriut duke filluar prej muajit nëntor të këtij viti, transmeton Portalb.mk.

“Linja ajrore me kosto të ulët “Easy Jet” hyn në tregun e Maqedonisë së Veriut. Nga 1 nëntori do të fillojë fluturimet midis Shkupit dhe Gjenevës”, deklaroi Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi.

Ai shtoi që edhe nga Bazeli gjithashtu katër herë në javë do të realizohen fluturime, duke vlerësuar që kjo është një mundësi shtesë për të tërhequr turistë nga Zvicra në Maqedoninë e Veriut, por edhe për lidhje dhe mundësi më të lehta për diasporën tonë.

Linja ndërmjet Gjenevës dhe Shkupit pritet të realizohet ditëve të hëna dhe të premteve, ndërsa prej dhjetorit edhe të enjteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button