RMV, fillimisht ishin së bashku në një aheng, por pastaj dyshohet se 40 vjeçari sulmoi seksualisht 14 vjeçaren

Për shkak dyshimeve për sulm seksual ndaj 14 vjeçares, vepër penale e dënueshme në bazë të Kodit Penal, Prokuroria Themelore Publike në Veles ka ngritur procedurë ndaj 40 vjeçarit nga Prilepi, transmeton Portalb.mk.

Vepra e tillë vlerësohet si vepër penale në bazë të nenit 188, paragrafi 1 nga Kodi Penal. Duke vlerësuar rrezikun e përsëritjes së rastit, Prokuroria ka propozuar deri te Gjykata zgjatjen e masës së paraburgimit.

Raportohet që tetorin e kaluar I dyshuari në Gradsko kishte sulmuar fizikisht viktimën, duke tentuar që t’i mbyll gojën dhe njëkohësisht me dorën tjetër të vepron, përkundër rezistencës së vajzës.

“Duke e shtyrë, viktima arriti të marrë një shkop druri dhe të godet të paditurin në kokë. Ai ra në kokë dhe ajo iku në shtëpinë e tij”, deklarojnë nga Prokuroria, duke sqaruar që ngjarja kishte ndodhur pas një ahengu ku kishin marrë pjesë të dy.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button