Mbledhje e Shtabit të emergjencës – Gostivar me katër rekomandime: Situata me pandeminë është serioze

Rritja e numrit të të infektuarve të rinj në rajonin e Gostivarit shqetëson dhe është e nevojshme të zbatohen aktivitete për respektim të vazhdueshëm të masave për mbrojtje nga koronavirusi. Ky është vlerësimi i shtabit të krizës për komunën e Gostivarit, i cili pas disa muajsh pauzë, është mbledhur sërish, njoftojnë nga kjo komunë, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Shtabit të krizës Arben Taravari, theksoi se situata është serioze por nën kontrollë. Ai bëri të ditur se Komuna e Gostivarit është e gatshme të vendos në dispozicion të instituciove shëndetësore hapësira, mesin e tyre edhe sallën e sportit për vaksinim të popullatës.

“Nga mbledhja e sotme kemi ardhur në përfundim me katër pika.

  1. Situata është serioze, por nën kontrollë;
  2. Apelojmë qytetarët t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve;
  3. Apelojmë qytetarët të vaksinohen, pasi vaksinimi është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje e cila konstatohet nga shumë hulumtime botërore dhe
  4. Komuna e Gostivarit i ofron kapacitetet e veta për organizim të pikave të reja për vaksinim në territorin e Gostivarit”, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit, njëherit kryetari i Shtabit të krizve në Gostivar, Arben Taravari.

Sa i takon karantinimit të Gostivarit, Taravari theksoi se kjo gjë nuk është nën kompetenca të pushtetit lokal dhe derisa institucionet shëndetësore lokale pohojnë se situata është e kontrollueshme, nuk ka nevojë për një gjë të tillë.

“Dëgjova me vëmendje drejtorin e Spitalit dhe përfaqësuesin e Shtëpisë së Shëndetit, dhe më gëzon fakti se situata është nën kontrollë, ka kapacitetet dhe pavarësisht pamjes nga jashtë, vaksinimi në Gostivar në hapësirat e bredshme në Shtëpinë e Shëndetit zhvillohet pa pengesa. Ne si komunë nuk kemi kompetenca për masë karantimini dhe derisa kjo nuk kërkohet nga institucionet gjegjëse, ne nuk do ta bëjmë një gjë të tillë”, tha më tej Taravari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button