Zaev – Bler: “Ballkani i Hapur” i tregon BE-së se Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria janë serioze në rrugën evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot priti në takim  ish kryeministrin e Britanisë së Madhe, Toni Bler, i cili në takim theksoi si jashtëzakonisht të rëndësishme nismën “Ballkani i Hapur” dhe theksoi se qëllimet  drejt të cilit synon  ky projekt për lidhjen e rajonit në një treg të përbashkët dhe në shumë nivele të tjera do t’ju sjellë shumë përfitime qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë dhe do të jetë përshpejtues i procesit për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE, thuhet në kumtesën e Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Ai shtoi se “Ballkani i Hapur” është një nismë në kundërshtim me agjendat nacionaliste dhe se me këtë tre vendet udhëheqëse i tregojnë qartë Bashkimit Evropian se janë të përkushtuara në mënyrë serioze për të ardhmen
dhe rrugën evropiane.

Ish kryeministri britanik Toni Bler ka njoftuar se do të vijë në Shkup në emër të Institutit të tij për Ndryshime Globale, i cili ka në fokus mbështetjen për zhvillim teknologjik të vendeve që kanë ambicie të jenë konkurruese dhe të jenë në hap me vendet e përparuara teknologjikisht.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e vlerësoi si të mirëpritur dhe në kohë vizitën e Toni Bler në vendin tonë dhe në rajon, veçanërisht në kuadër të përcaktimit për digjitalizimin e përshpejtuar të
vendeve nismëtare të “Ballkanit të Hapur”, si  hap i domosdoshëm  për arritjen e qëllimeve të nismës.

Në takim u theksua përfitimi që me digjitalizimin mund ta marrë  Maqedonia e Veriut në fushën e menaxhimit të të dhënave në trajtimin me KOVID-19, gjegjësisht për vënien në funksion të bazave të të dhënave digjitale për
regjistrim dhe verifikim të qytetarëve që janë të vaksinuar për lëvizshmërinë e tyre më të shpejtë në botë.

Zaev dhe Bler u pajtuan se vaksinimi është zgjidhja më e mirë globale në luftën kundër KOVID-19 dhe se normalizimi në jetën e qytetarëve në mbarë botën është i mundur vetëm përmes vaksinimit masiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button