“Standard & Poor’s” e konfirmoi vlerësimin e kredisë për Maqedoninë: “BB -” me një perspektivë të qëndrueshme

Agjencia e kreditit “Standard & Poor’s” e konfirmoi vlerësimin e kredisë të vendit, BB- me një perspektivë të qëndrueshme, informojnë nga Ministria e Financave, transmeton Portalb.mk.

Perspektiva e qëndrueshme, siç vërehet në raportin e publikuar nga agjencia e kredive për Republikën e Maqedonisë së Veriut, i reflekton pritshmëritë se rimëkëmbja e parashikuar ekonomike e vendit tonë do të ndihmojë në kufizimin e deficitit fiskal dhe të jashtëm vitin e ardhshëm.

Agjencia vëren se vlerësimi mund të rritet nëse reformat e vazhdueshme strukturore e forcojnë kapacitetin institucional duke i ruajtur politikat e qëndrueshme fiskale.

Aspiratat e vendit tonë për t’u bashkuar me BE-në mund të jenë një spirancë për përmirësime të tilla institucionale dhe përparim të reformave strukturore, thuhet në raport.

“Ekonomia e Republikës së Maqedonisë së Veriut po rimëkëmbet nga pasojat e pandemisë. Pavarësisht tkurrjen në tremujorin e parë, presim që ekonomia të rritet me 3,7 përqind. Rritja është nxitur nga rimëkëmbja e shëndetshme e kërkesave nga jashtë, e cila i reflekton specifikat e integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit, si dhe konsumin privat, si rezultat i përfitimeve të rimëkëmbjes së transfereve private dhe masat qeveritare për të mbështetur ekonominë  me të cilat u zbutën të ardhurat që janë në dispozicion”, thuhej në raport.

Përkeqësimi i mundshëm i pandemisë dhe kufizimet shoqëruese mbeten rrezik për rimëkëmbjen ekonomike, por siç vëren agjencia e kreditit, “eksportet e vendit janë treguar elastike ndaj kufizimeve të vendosura”.

Për sa i përket borxhit të qeverisë, agjencia pret që -deri në vitin 2024 – ai të arrijë 58 përqind të PBV-së.

Në të njëjtën kohë, Ligji për Buxhetin, i cili është në procedurë të miratimit, mund të ndihmojë në forcimin e politikave të kujdesshme fiskale dhe forcimin e kornizës fiskale.

Rezistenca e jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut reflektohet në aftësinë për të tërhequr investime të huaja, veçanërisht në fushën e sektorit të eksportit, gjë që mund të shihet në deficitin e llogarisë rrjedhëse. Kjo tendencë pozitive pritet të vazhdojë në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2024, thuhet në raportin e agjencisë së kreditit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button