Gjermanisë i nevojiten 400 mijë migrantë të kualifikuar në nivel vjetor, thotë drejtori i agjencisë për punësim

Rreth 400 mijë imigrantë të kualifikuar i nevojiten Gjermanisë, për të kompensuar mungesën e krahut të punës, thotë drejtori i Agjencisë shtetërore për punësim, transmeton Portalb.mk.

“Nuk e kam fjalën për azil, por për imigrim të synuar për të mbushur zbrazëtirat në tregun e punës. Prej punëtorëve për përkujdesje, deri te instalues dhe mirëmbajtës të kondicionerëve e deri te profesorët, gjithandej do të ketë mungesë të punëtorëve të kualifikuar”, deklaroi Detlef Shele.

Drejtori e hedh poshtë rezistencën e mundshme të migracionit si zgjidhje për mungesën e fuqisë së punës.

“Mund të reagojnë e të thonë: ‘Nuk duam të huaj’. Mirëpo, kjo nuk është zgjidhje. Është fakt që Gjermania ka gjithnjë e më pak punëtorë”, thotë Shele.

Sipas tij, për shkaqe demografike, këtë vit shifra e punëtorëve potencialë që janë të aftë për punë do të zvogëlohet për 150 mijë, ndërsa gjendja do të jetë edhe më dramatike në vitet e ardhshme.

“Gjermania mund ta zgjidh problemin me kualifikimin e punëtorëve të pakualifikuar dhe persona të cilët i kanë humbur vendet e punës për shkak të ndryshimeve teknike. T’u lejojë femrave me honorar, të cilat dëshirojnë të punojnë më gjatë dhe para se gjithash, të sillen imigrantë në vend”, apelon Shele.

Ai tha që mungesa e fuqisë së punës është çështje kyçe të cilën duhet ta zgjidh qeveria e ardhshme pas zgjedhjeve muajin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button