Suedia do t’ia kthejë 1.6 milionë dollarë të dënuarit për shitjen e drogës për shkak të rritjes së “Bitcoin”

Suedia duhet t’i kthejë 1.6 milionë dollarë në Bitcoin një të dënuari për drogë pasi vlera e Bitcoin-it u rrit kur ai ishte në burg, shkruan Meta.mk.

Prokurorja Tove Kullberg tha për Radion Suedeze se dy vite më parë në një proces gjyqësor, u konfiskuan 36 Bitcoin, para të një tregtari të drogës, të cilat në atë kohë ishin rreth 137,000 dollarë. Por kur Autoriteti Suedez i Pagesave filloi të shiste Bitcoin-in në ankande, vlera e kriptomonedhës u rrit, kështu që u deshën vetëm të shiten vetëm tre për të marrë vlerën 137.000 dollarëve.

Tani administrata qeveritare duhet t’ia kthejë 33 Bitcoinët e mbetura, të cilat të hënën në mëngjes vlenin gjithsej 1.66 milionë dollar për tregtarin, pavarësisht faktit se ai arriti në këtë sasi të kriptomonedhës në mënyrë kriminele.

“Mësimi që duhet të nxjerrim nga kjo ndodhi është të përcaktohet saktë vlera e Bitcoinit si 36, pavarësisht nga vlera që ka Bitcoin në një moment të caktuar”, tha Kullberg.

Ajo thotë se ky është rasti i parë në vend ku janë kapur kriptmonedhat, kështu që nuk kishte precedent, pra një shembull të mëparshëm.

Përdorimi i kriptovalutës është shumë i zakonshëm në mesin e njerëzve dhe grupeve të përfshira në aktivitete kriminale, e cila është një nga arsyet se pse një pjesë e publikut profesionist ka kritika të ashpra ndaj kriptomonedhës.

Transaksionet e kriptoonedhës janë pothuajse të pamundura për tu gjurmuar, gjë që i bën ata nga mënyrat më tërheqëse për të transferuar para në qarqet kriminale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button