Sadik Sulejmani propozim për kandidat të AA-së për kryetar të komunës së Bogovinës

Aleanca për Shqiptarët – Dega Bogovinë ka nxjerrë kandidat të ri për kryetar të Komunës së Bogovinës, e cila deri më tani është udhëhequr nga anëtari i tyre Albon Xhemaili. Propozim kandidati për kryetar komune është Sadik Sulejmani i cili u zgjodh mbrëmë në kuvendin e partisë të mbajtur në Bogovinë, transmeton Portalb.mk.

“Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me shumicë votash zgjodhi kandidat të ri për kryetar të Bogovinës, Sadik Sulejmanin. Kryetari aktual i komunës, Albon Xhemaili, përgëzoi kandidatin e ri dhe i uroi suksese në fushatë, duke premtuar mbështetjen e tij. Në prag të zgjedhjeve lokale sipas situatës në terren, Aleanca për Shqiptarët edhe një herë tregoi vlerë demokratike, ku çdo anëtar ka të drejtë të konkurrojë”, njoftuan nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button