Tetovë, këto janë çmimet e biletave për autobusët, linjat ende të papërcaktuara (INFOGRAFIK)

Deri në fund të gushtit autobusët e Tetovës do të jenë në periudhë prove. Njëkohësisht, do të përcaktohen dhe vendosen shumë çështje nga ndërmarrja Tetova Transport për sa i përket funksionimit të tyre. Biletat e transportit publik janë të ndara në shtatë kategori, ndërsa ndryshime pritet të ketë në linjat e përcaktuara paraprakisht, shkruan Portalb.mk.

Këto janë çmimet dhe kategoritë e biletave.

Personat të cilët do të shfrytëzojnë transportin publik pa biletë do të dënohen në vlerë prej 500 denarëve.

Rikujtojmë se kur lista e çmimores u miratua në fillim nga Këshilli i Komunës së Tetovës në janar, studentët ishin në kategorinë e njëjtë me administratorët publik dhe kategoria G nuk ekzistonte fare. Kjo shkaktori reagime te studentët të cilët paralajmëruan protesta. Megjithatë, kërkesat e tyre u pranuan ndërsa në listën e personave me “benefite” në blerjen e biletave për transport publik në Tetovë, u shtua edhe kategoria e personave të papunë dhe me të ardhura të ulëta.

Ende nuk është marë vendimi përfundimtar për linjat nëpër të cilat do të qarkullojnë autobusët e Tetovës

Edhe pse çmimet e biletave tani më janë të përcaktuara, e njëjta nuk është për linjat në të cilat do të qarkullojnë autobusët. Gazetari i Portalb.mk, kontaktoi me Ndërmarrjen Publike “Tetova Transport” për të konfirmuar se nëse linjat e planifikuara paraprakisht a do të jenë të njëjtat, nga kjo ndërmarrje thane se do të ketë ndryshime.

“Nuk janë definuar saktë, do të ketë ndryshime. Për çdo linjë do të informoheni më saktë. Do ju informojmë kur të vijë vendimi final”, thanë nga Tetova Transport për Portalb.mk.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport”, Darko Spirovski në një intervistë për Portalb.mk, deklaroi se tani janë krijuar kushtet minimale për funksionimin e autobusëve të transportit publik në Tetovë. Edhe pse Ndërmarrja është themeluar, disa punë vazhdojnë të jenë të papërfunduara dhe për këtë sipas Spirovskit duhet kohë.

Ndryshe, premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“,  ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button