Kundër vandalizmit! Aktivistët ngjyrosën fushën e basketbollit në një lagje të Gostivarit (FOTO)

Një grup aktivistësh nga organizata Organized Youth Association (OYA) në Gostivar si pjesë e iniciativës #Useit kanë ngjyrosur një fushë basketbolli, me qëllimin e ngritjes së vetëdijes te të rinjtë për të parandaluar vandalizmin e pronave publike dhe njëkohësisht t’i përdorin këto hapësira sa më shumë për lojë dhe rekreacion. Art Spahiu nga kjo iniciativë tha se në periudhën e ardhshme në këtë fushë do të incizojnë video sensibilizuese për të njëjtën çështje. Mesazhi që ai përcolli për të gjithë të rinjtë është të mos të kenë ngurrim apo frikë për tu kyçur në rrethe të reja, dhe më kryesorja të jenë qytetar sa më aktiv, shkruan Portalb.mk.

Kjo iniciativë me emrin #UseIt, përkthyer në shqip do të thotë përdore, ka lindur si revoltë kundër vandalizmit ndaj pronës publike që ka ndodhur vazhdimisht në Gostivar.

“Ky projekt ndahet në tre pjesë, filluam me seminare ku qëllimi ishte edukimi i të rinjve për pronën publike dhe vandalizmin. Pastaj vazhduam me aplikimin e asaj që u fol në seminare, organizimin e eventeve në prona publike. Organizuam dy ngjarje, një workshop dy ditor të pikturës në parkun e qytetit, ku të rinjtë  e qytetit kishin mundësi të shprehin talentin e tyre në një mënyrë dhe vend që se kishin bërë më parë, dhe event i dytë ishte turneu i basketbollit të cilin e organizuam pikërisht te fusha të cilën e zbukuruam ditë më parë”, tha Art Spahiu nga OYA.

Qëllimi kryesor sipas organizatorëve ishte të jepnin shembuj se si mund të përdoren hapësirat publike për të organizuar ngjarje dhe evente të ndryshme.

“Si qëllim kemi ngritjen e vetëdijes te të rinjtë për pronën publike, më saktësisht parandalimin e vandalizmit të hapsirave publike dhe përdorimin e tyre sa më të madh. Me zbukurimin e terenit të basketbollit synojmë që të rrisim dëshirën e të rinjve për të përdorur këtë teren” tha Art Spahiu.

Edhe pse sot kjo fushë duket shumë e bukur për tu parë, organizimi i gjithë punëve nuk ka qenë e lehtë.

“Të them të drejtën nuk ishte edhe aq e lehtë. Jemi marrë vet me çdo detaj, nga dizajni i terenit, kontakti me të rrinjtë, gjetja e ligjëruesve, e deri te zgjedhja e ngjyrave dhe materialeve punuese, por tani kur e shohim rezultatin përfundimtar besoj se të gjithë jemi mëse të kënaqur”, shtoi Spahiu.

Kështu duket sot kjo fushë basketbolli:

This slideshow requires JavaScript.

Sipas organizatorëve, të rinjtë e Gostivarit janë aktiv dhe shprehin dëshirë që të marrin pjesë në aktivitete të tilla, që këtë here i kishin tejkaluar pritshmëritë e organizatorëve.

“Ka disa raste kur ankohemi nga pasiviteti apo mos-pjesëmarrja e të rinjve, por kësaj radhe rinia e Gostivarit na befasoi për të mire, dhe e vërtetoi se kur ka aktivitete dhe kur ka kush ti nxis, ata janë të gatshëm të kyçen dhe të japin kontributin e vet. Kur e filluam, plani ynë ishte që të na bashkëngjiten 8 deri 12 të rinj, por në fakt ditën që do bëhej ngjyrosja pamë se kishte mbi 20 të rinj të gatshëm për pune. Kurse për gjatë gjithë projektit në aktivitetet tona kanë mare pjesë mbi 60 të rinj” tha Spahiu.

Aktivitetet e iniciativës #Useit, nuk do të përfundojnë me kaq, ata planifikojnë që të incizojnë edhe video sensibilizuese për ngritjen e vetëdijes te qytetarët kundër vandalizmit të pronave publike, dhe  t’i inkurajojnë qytetarët që ti shfrytëzojnë ato.  Madje, në pjesën e tretë të këtij projekti ata synojnë të prekin edhe pjesën e qytetarëve të cilët nuk arritën ti përfshijnë në aktivitetet paraprake.

Pjesa e tretë e këtij projekti do jetë incizimi dhe publikimi i videove sensibilizuese, për ngritjen e vetëdijes te popullata, dhe synojmë të prekim edhe atë pjesë të qytetarëve të cilët nuk arritëm ti kyçim në eventet e lartpërmendura. Pos asaj ne si organizatë jemi gjithmonë afër të rinjve dhe gjithmonë mundohemi të bëjmë diçka për të mirën e të rinjve në vend, prandaj shpresojmë se këto lloj aktivitetesh nuk do kenë fund.

Mesazhi që Arti përcolli për të gjithë të rinjtë është: “sa më shumë të marrin pjesë në aktivitete të organizuara për ta, mos të kenë ngurrim apo frikë për tu kyçur në rrethe të rreja, dhe më kryesorja të jenë qytetar sa më aktiv, se fundja rinia është e ardhmja dhe rinia vendos se si do e jetojmë të ardhmen”.

Ndryshe, këto aktivitete realizohen nga Instirute for Strategis Dialogue (ISD), të cilët përmes projektit Young Cities në bashkëpunim me Democracy Lab dhe Youth Community Center financojnë dhe përkrahin iniciativa të të rinjve që synojnë të ndryshojnë diçka në shoqëri. Për momentin në vend 9 grupe të të rinjve janë duke realizuar iniciativat e tyre si rezultat I këtij projekti, pesë në Shkup dhe katër në Gostivar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button