RMV, “kushdo që refuzon të regjistrohet do të bartë pasojat”

Ata që do të refuzojnë të regjistrohen do t bartin pasoja, deklaroi drejtori i Entit Shtetëror të Statistikva, Apostoll Simovski. Ai shprehet se procesi i regjistrimit është detyrim ligjor dhe jo një e drejtë, prandaj duhet të jemi pjesë e këtij procesi, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë duhet të kuptojmë se ky është një aktivitet i detyrueshëm. Është detyrim ligjor, nuk është e drejtë, është një detyrim dhe ne duhet të jemi pjesë e këtij procesi. Dhe ashtu është kudo në botë, ne nuk jemi përjashtim. Kushdo që përpiqet, për çfarëdo arsye, me kusht që të respektojmë të gjithë protokollet e përshkruara që kemi për mënyrën e regjistrimit, nëse dikush refuzon të regjistrohet dhe të respektohen të gjithë protokollet, atëherë ai do të mbajë pasojat. Ligji parashikon përgjegjësi kundërvajtëse dhe nuk ka dilema apo falje për askënd”, tha drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski, i cili ishte mysafir në emisionin Zheshko politiçko leto-(Vera e nxehtë politike).

Ai siguroi se të gjithë regjistruesit do të mbajnë maskë mbrojtëse, shumica do të vaksinohen dhe do të mund të regjistrohen jashtë shtëpive, gjegjësisht para ndërtesës ose në oborr.

“Sot kemi revoltë në vend, pasi qytetarët e pavaksinuar nuk mund të hyjnë në lokal, ndërsa thonë se nuk do ta pranojnë regjistruesin nëse nuk ka qenë i vaksinuar. Nëse ai regjistrues nuk mban maskë me vete, nuk i respekton protokollet, atëherë ai absolutisht duhet të raportohet dhe do të dënohet rëndë. Një punë e tillë bart përgjegjësi penale. Megjithatë, nëse i plotëson kriteret dhe njerëzit refuzojnë të regjistrohen, atëherë ata do të mbajnë pasojat”, shtoi Simovski.

Fati i zbatimit të këtij procesi të rëndësishëm pritej të jetë prilli i këtij viti. Megjithatë, përmes pazareve politike, Zaev dhe Mickoski, pa konsultim edhe të partive shqiptare opozitare, vendosën që ta shtyjnë këtë proces dhe të zhvillohet nga 5 deri më 30 shtator. Partitë shqiptare nga ana tjetër, nuk ishin aspak faktor për shtyrjen ose mos-shtyrjen e këtij procesi. Zaevi, përmes një bisede telefonike e informoi Ahmetin për vendimin që kishin marrë me Mickovski, kurse kreu i BDI-së vetëm i shtoi “aminin”.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button