Bill Gates nuk ka thënë asnjëherë se 700.000 njerëz mund të jenë viktima të vaksinave

Një postim viral në Facebook këto ditë po përhap informacione të rreme për bashkëthemeluesin e Microsoft-it, Bill Gates, duke insinuuar se ai pret që të ketë 700.000 viktima si pasojë e vaksinimit”. Multimiliarderi, i cili investon në zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave kundër koronavirusit, nuk e ka thënë kurrë një gjë të tillë. Në një intervistë për CNBC më 9 prill të vitit të kaluar, ai i rikonfirmoi përpjekjet për zbulimin e një vaksinë të sigurt që do ishte efikase për të moshuarit, pa efekte të padëshiruara dhe vetëm në mënyrë hipotetike deklaroi se nëse do të kishte efekte të padëshiruara në 1 në 10.000 njerëz, kjo do mund të efektuonte 700.000 njerëz. Ai kurrë nuk ka thënë se efektet e padëshiruara do të ishin fatale, siç thuhet në postimin që nxit fushatën kundër vaksinave dhe që mund të ketë një ndikim negativ në procesin e vaksinimit., raporton Vërtetmatësi.

Po recenzojmë një postim në Facebook, i cili manipulon informacionin e vjetër dhe të pasaktë në lidhje me Bill Gates dhe „deklaratën e tij të pretenduar” ku ai thotë se pret që të ketë 700.000 viktima si rezultat i vaksinimit. Postimi është viral dhe tashmë ka 221 ndarje, shkon në favor të fushatës kundër vaksinave, shkakton frikë dhe panik në publik se vaksinat janë të dëmshme, dhe se efektet e padëshiruara mund të kenë pasoja fatale. Postimi është vendosur në kontekstin aktual, edhe pse tituj të ngjashëm ishin aktual në korrik të vitit të kaluar, pas intervistës së Bill Gates për CNBC, e që tashmë janë vlerësuar si të rrejshëm dhe të pasaktë nga një numër i madh i vërtetuesve të pavarur të fakteve.

BOMBË E BILL GATES: Pres që të ketë 700.000 viktima si rezultat i vaksinimit kundër Kovid-19, thuhet në postim.

Postimi shoqërohet me një fotografi të multimiliarderit amerikan dhe duket si një lajm i marrë nga mediat, me datë 16 mars të vitit 2021, edhe pse autori nuk ka vendosur një link deri te teksti origjinal, a as në mediat në Maqedoni nuk mund të gjendet ndonjë informacion me të njëjtin titull.

Por, pavarësisht kontekstit kohor, pretendimet e tilla janë të rreme. As në mars të këtij viti dhe as në 9 prill të vitit të kaluar, në intervistën për CNBC, pas së cilës artikuj të këtillë u bënë viral, Bill Gates nuk ka thënë se vaksinat do të ishin fatale për 700.000 njerëz.

Intervista është bërë në një kohë kur vaksinat ende nuk ishin zhvilluar plotësisht dhe ende nuk ishin miratuar, e në të cilën ai flet për pandeminë e koronavirusit dhe përpjekjet e tij për të ndihmuar në prodhimin e vaksinës kundër Kovid-19. Gates diskuton rëndësinë e zhvillimit të vaksinave të cilat nuk do të lënë pasoja të dëmshme dhe do të jenë efektive për të gjithë, përfshirë këtu edhe popullatën e moshuar. Në përgjigjen për kohën e nevojshme për zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave dhe efekteve të mundshme të padëshiruara, ai në mënyrë ilustrative dhe hipotetike jep një numër të njerëzve në botë tek të cilët ndoshta mund të shfaqen efekte të padëshiruara.

Ne nuk duhet të kemi pritshmëri joreale. Efikasiteti i vaksinave tek të moshuarit është një sfidë e vërtetë. Tani është e qartë se kemi nevojë për një vaksinë që funksionon tek të moshuarit, të cilët janë më të rrezikuar nga Kovidi dhe një vaksinë të përforcuar që do të funksiononte tek ata, pa efekte të padëshiruara. Nëse kemi efekte të padëshiruara në 1 në 10.000 njerëz, kjo do efektuojë 700.000 njerëz,” tha Gates në një intervistë për CNBC.

Ai përdor numrin 700.000 vetëm për të treguar teorikisht se sa i rëndësishëm është krijimi i një vaksine që do të jetë efikase edhe tek të moshuarit dhe atë pa efekte të padëshiruara. Gates thekson vetëm se ato mund të efektuojnë potencialisht 700.000 njerëz, por në asnjë çast nuk thotë se këto efekte të pdëshiruara do të jenë fatale dhe do të shkaktojnë dëme të përhershme.

Pra, ta kuptosh me të vërtetë sigurinë në proporcione gjigante midis të gjitha grupmoshave – shtatzëna, meshkuj, femra, të kequshqyer, me sëmundje shoqëruese ekzistuese – kjo është shumë, shumë e vështirë …, thotë bashkëthemeluesi i Microsoft” në intervistë.

Bill Gates, si një avokat për vaksinim kundër Kovidit, i cili përmes Fondacionit Bill & Melinda Gates ka investuar më shumë se 300 milion dollarë për të luftuar koronavirusin shpesh lidhet me teori të ndryshme konspirative të cilat ai i quan „bizare“. Këto dezinformata Gates i konsideron si të rrezikshme dhe mendon se ato mund të dekurajojnë shumë njerëz nga vaksinimi.

Pretendimet se ai pranon se vaksinat do të vrasin 700.000 njerëz janë cilësuar si të rreme që vitin e kaluar nga AP newsAFP dhe nga një numër i madh i vërtetuesve të fakteve në mbarë botën.

Për shkak të të gjitha argumenteve dhe fakteve të lartëpërmendura, postimin e vlerësojmë si të rremë dhe të pasaktë, e që ka për qëllim të nxisë fushatën kundër vaksinave dhe të ngjallë frikë dhe pasiguri tek njerëzit, sidomos në këtë periudhë të rritjes së shpejtë të infeksioneve të reja dhe protestave kundër masave të fundit kufizuese për të pavaksinuarit.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button