Maqedonia e Veriut gjendet në listën e shteteve me rrezik të lartë, listë e publikuar nga Kosova

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar listën e vendeve që janë më rrezik të lartë, për shkak gjendjes së përkeqësuar epidemiologjike, transmeton Portalb.mk.

Në listën e vendeve, gjendet edhe Maqedonia e Veriut, e cila vetëm në javën e fundit ka arritur të dyfishojë numrin e rasteve aktive. Lista është përpiluar në bazë të të dhënave për javën 31-32.

Në krye të radhitjes gjendet Izraeli, Qipro, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Franca, Spanja, Irlanda, Turiqa, Islanda, Greqia, Portugalia, Maqedonia e Veriut, Estonia, etj.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë sqarojnë se kjo listë do të ndryshojë çdo javë, varësisht nga ndryshimi i gjendjes epidemiologjike në çdo vend. Megjithatë, Qeveria e Kosovës në seancën e 18 gushtit i solli disa ndryshime në lidhje me protokollet anti-kovid.

“Të gjithë qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit kombëtar të shëndetësisë publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit”, ishte një nga vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Në vendim sqarohet që, përjashtim bëhet për rastet: qytetarët që janë tranzit në vend vetëm tre orë; transportuesit profesional; transporti i organizuar (autobus) mund të jenë transit pesë orë; diplomatët e huaj e familjarët e tyre; personat që kanë çertifikatë të vaksinimit të plotë kundër COVID-19; personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik –IgG, të lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para arritjes dhe fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë (11) vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button