Të premten Erdogan pritet të vizitojë Bosnje e Hercegovinën

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë Bosnje e Hercegovinën më 27 gusht, konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Presidenca e Bosnjës.

Takimi me anëtarët e Presidencës së këtij vendi është planifikuar për të njëjtën ditë.

Anëtarët e Presidencës: Zhelko Komshiq, Shefik Xhaferoviq dhe Millorad Dodik janë takuar me presidentin turk në Ankara në mes të marsit, kur edhe është nënshkruar Marrëveshja për ndërtimin e autostradës Sarajevë-Beograd.

Në fillim të majit, në Bosnje ka qëndruar edhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavushoglu, i cili është takuar me tre anëtarët e Presidencës së Bosnjës.

Atëbotë, Cavushoglu ka thënë se Turqia do të punojë për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe për të rritur investimet turke në Bosnje.

Presidenti turk ka qëndruar për herë të fundit në Bosnje në korrik të vitit 2019, kur ka marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button