Nuk është e vërtetë se rrahja në Qendrën Zhupa ka ndodhur për shkak të certifikatave të vaksinimit

Nga SPB Ohër mohojnë se përleshja fizike ka të bëjë me vaksinat dhe certifikatat e vaksinimit. Ata thonë se bëhet fjalë për një zënkë mes anëtarëve të dy familjeve për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura.

Një video e një përleshjeje fizike, për të cilën thuhet se ka ndodhur në Dibër, mbrëmë ka filluar të shpërndahet në rrjetet socieale Facebook  dhe Twiter, ndërsa sot e kanë përcjellë edhe disa portale, raporton Vërtetmatësi. Një përdorues i Facebook pa dhënë më shumë detaje, shkruan:

Kufizimet e Venkos!

Video e marrë nga Twiter.

Ja se çfarë ndodh përderisa ai shëtitet i lirë!

Kjo ndodh në Dibër!

Ky postim deri në momentin që po e recenzojmë është ndarë 485 herë, ka 7 komente dhe 181 reagime.

Të njëjtën video sot (23.08.2021) e kanë publikuar edhe disa portale, ndërsa në një nga postimet thuhet se:

Një përleshje e madhe shpërtheu në një pastiçeri në Qendrën Zhupa mes dy grupeve të mysafirëve, dhe sipas publikuesit të videos në rrjetet sociale, ka ndodhur për shkak të një keqkuptimi në lidhje me certifikatat e vaksinimit.

Nga ana tjetër, në një postim në Facebook, në të cilin është shpërndarë kjo video thuhet se ka ndodhur një përleshje „mes të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve“.

SHPËRNDANI

Përleshje mes të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve në Dibër!!

Sepse nuk kanë CERTIFIKATË KOVID njerëzit nuk i lënë të hynë në një kafene lokale. Kjo është rezultat i kufizimeve, njerëzit filluan të rrihen me njëri tjetrin nëpër rrugë.

DORËHEQJE PËR VENKON!

STOP masave fashiste!

E ndatë popullin në të vaksinuar dhe të pavaksinuar, t’ju vijë turp.

Nga SPB Ohër mohojnë se përleshja fizike ka të bëjë me vaksinat dhe certifikatat e vaksinimit.

Ngjarja ka ndodhur mes anëtarëve të dy familjeve për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura. Ne nuk kemi informacion se shkak kanë qenë certifikatat e vaksinimitdeklaroi Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër për  „Vërtetmatësin.“

Policia e Ohrit që të premten informoi për ngjarjen.

Më 19.08. rreth orës 22.00, para një objekti hotelierik në Qendër Zhupa, rendi dhe qetësia publike u prish nga një përleshje fizike midis B.A. (3), Z.A. (35), SH.L. (26) dhe B.K. (30), të gjithë nga Dibra , nga njëra anë dhe O.D. (32), Sh.D. (33), O.D. (18) dhe E.D. (19), të gjithë nga fshati Papranik i Madh, komuna Qendra Zhupa, nga ana tjetër, njoftuan nga SPB Ohër.

Një kërkim i thjeshtë në internet të çon tek lajmi i МКD.mk  me titull: „Emigrantët që punojnë në Itali u rrahën para një lokali në Qendër Zhupa”. Teksti që përcjell pjesën e njoftimit të Ministrisë së punëve të brendshme, të të premtes (20.08.2021) informoi për një përleshje fizike, për të cilën shkruan se ka ndodhur për shkak të çështjeve të pazgjidhura.

Sipas dëshmitarëve okularë, bëhet fjalë për emigrantë që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe që për momentin ndodhen me pushime në vendlindjen e tyre, ndërsa si shkak janë çështjet e pazgjidhura nga vendi ku jetojnë dhe punojnë, thuhet në artikull.

Në këtë rast, disa media digjitale, duke e shfrytëzuar momentin e retorikës së ashpërsuar në mediat sociale, pa asnjë verifikim gazetaresk publikojnë dezinformata, të cilat përkeqësojnë edhe më tej mosmarrëveshjet publike që ekzistojnë në lidhje vaksinat dhe masat e reja kufizuese të Qeverisë. Sipas Коdit etik të gazetarëve, autorët e këtyre teksteve kanë pasur për detyrë ta vërtetojnë informacionin, gjegjësisht besueshmërinë e pretendimeve të shpalosura në videon virale.

Gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe të falsifikojë dokumente. Nëse informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur, thuhet në Nenin 1 të kodit etik të gazetarëve.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button