14 milionë denarë për digjitalizimin e mbi 5 milionë shkrimeve të vjetra në gjuhën maqedonase

Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut dhe Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik do të investojnë 14 milionë denarë për digjitalizimin e mbi 5 milionë shënimeve të Institutit të gjuhës maqedonase „Krste Misirkov”, transmeton Portalb.mk.

“Në thirrjen publike, kompanitë mund të aplikojnë më së voni deri më 21.10. 2021, ora 14:00, ndërsa procesi i aplikimit dhe i gjithë dokumentacioni i projektit janë në dispozicion në https://fitr.mk/digitalmk/”, deklarojnë nga Ministria e Kulturës, duke sqaruar që fituesi duhet të jetë kompani e vogël ose e mesme me të ardhura vjetorë më pak se 10 milionë euro në dy vitet e mëparshme.

Në këtë project, Fondi do të investojë 9 milionë denarë, derisa Ministria 5 milionë.

“Bëhet fjalë për shënime gjuhësore të mbledhura ndër dekada në terren  nga të punësuarit e Institutit, por edhe nga studentët, informatorë dhe dashamirës të gjuhës amtare maqedonase, të cilët me aktivitetin e tyre të mbledhjes së informacionit kanë ndihmuar në ruajtjen e kësaj pasurie gjuhësore. Entuziazëm ky, i cili mundësoi që si kulturë të qëndrojmë krah për krah me kulturat më të mëdha në botë”, sqaroi Stefoska, duke sqaruar nevojën për një digjitalizim më të shpejtë, pasi që deri tani nga 5 milionë shënime unike gjuhësore deri më tani, për 9-të vite janë digjitalizuar vetëm 140 mijë fletë.

Drejtori i Fondit, Kosta Petrov theksoi nevojën për digjitalizim, duke paralajmëruar që këta shkrime janë të vjetra mbi 500 vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button