„Мајk Тајson“ përhap shpifje sikur spitali në Shtip i likuidon pacientët me Kovid

Gjatë gjithë pandemisë ne kemi pasur vetëm një ose dy pacientë që kanë qenë në respirator. Pacienti në fjalë, për të cilin pretendohet se e kemi vrarë, vuante nga një sëmundje pulmonare obstruktive kronike, nuk u soll nga Strumica, por nga Vallandova, me saturacion 55 dhe me proces në të dy mushkëritë, pneumoni masive. Ai u trajtua me oksigjenoterapi, maskë CPAP, u pranua në një gjendje të rëndë dhe në një pasqyrë të rëndë klinike, thanë nga spitali në Shtip.

Po recenzojmë një postim në Facebook në të cilën thuhet një gënjeshtër flagrante, e cila jo vetëm që dëmton reputacionin e sistemit shëndetësor, por gjithashtu mund të ketë ndikim serioz tek qytetarët që kanë nevojë për hospitalizim për shkak të Kovid-19, e që nëse udhëhiqen nga ky keqinformim të mos drejtohen atje për ndihmë, raporton Vërtetmatësi. Në një postim të publikuar më 20 gusht të vitit 2021, autori Majk Tajson shkruan:

Fqinji im vdiq edhe pse ishte mirë dhe i shëndetshëm. Nga Strumica e çuan në Shtip, e vunë në respirator dhe vdiq. Diagnoza Kovid-19, baba i tre vajzave. Në katër të mëngjesit gruaja e tij na zgjoi të gjithëve. U varros sot në orën 10. Kam ardhur në përfundimin se në spitalin në Shtip njerëzit i çojnë për t’i vrarë. Pastaj në Shkup, Manastir. Mjekët e turnit vendosin se kë të likuidojnë. Testojnë inteligjencën e pacientit dhe provojnë. Pagesë e madhe për diagnozë me Kovid dhe për të vdekurit. Prandaj i ofrojnë para familjes, thotë Majk Tajson në postimin e tij.

„Vërtetmatësi“ kontaktoi me spitalin në Shtip për ta konfirmuar këtë informacion. Drejtori i spitalit, doktor Alen Georgiev, është i tronditur dhe i zhgënjyer nga pretendimet e bëra në postim dhe i demanton ato.

Një person serioz nuk do ta kishte shkruar këtë. Ne kemi trajtuar më shumë se 2.000 pacientë, nga të cilët mbi 1.800 janë kthyer në shtëpi të gjallë dhe të shëndoshë. Si mund të paguajmë për një diagnozë kur as nuk e përcaktojmë diagnozën, por analizat bëhen nga Instituti i shëndetit publik – Shkup. Testet konfirmohen atje. Ne kemi dëshmi për të gjithë pacientët, tomografi kompjuterike të mushkërive të tyre. Ne po përpiqemi të shpëtojmë jetën e tyre dhe rrimë që veshur me skafandra në plus 40 gradë edhe minus 10 gradë. Unë mendoj se ata pacientë, që janë trajtuar në spitalin në Shtip mund të dëshmojnë se kush ka luftuar për ata, kush nuk ka bërë gjumë që të kujdeset për ata kur po luftonin për jetën e tyre dhe që pastaj shkuan në shtëpi të shëruar, tha doktor Georgiev.

Gjatë javës së kaluar në spitalin në Shtip ka ndërruar jetë vetëm një pacient, një 43 vjeçar. Nga spitali në Shtip, për „Vërtetmatësin“ thonë se ai nuk ka qenë në respirator.

Gjatë gjithë pandemisë ne kemi vetëm një ose dy pacientë që kanë qenë në respirator. Pacienti në fjalë, për të cilin pretendohet se e kemi vrarë, vuante nga një sëmundje pulmonare obstruktive kronike, nuk u soll nga Strumica, por nga Vallandova, me saturacion 55 dhe me proces në të dy mushkëritë, pneumoni masive. Ai u trajtua me oksigjenoterapi, maskë CPAP, u pranua në një gjendje të rëndë dhe në një pasqyrë të rëndë klinike, thanë nga spitali në Shtip.

E gjithë gënjeshtra se familjeve të të vdekurve u janë ofruar para, daton që në vitin 2020. Por, nuk kishte asnjë informacion se kush i jep paratë, apo pse, dhe një numër i madh familjesh me pacientë me Kovid nuk morën asnjë qindarkë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçenë një intervistë një vit më parë tha se nuk ka kurrëfarë përfitimi financiar as për vendin, as për numrin e pacientëve, as për numrin e të vdekurve dhe që ky përfundimisht është një lajm i rremë.

Shumat e përmendura, që supozohet se u janë ofruar familjeve të të ndjerëve nga Kovidi, ishin 2 mijë euro.

Por, për këtë kemi shkruar vitin e kaluar. Asnjë sistemi shëndetësor nuk i konvenon rritja e numrit të vdekjeve nga koronavirusi. Të gjitha vendet, përfshirë edhe vendin tonë, po përpiqen ta mbajnë numrin e të infektuarve dhe të të vdekurve në nivelin më të ulët të mundshëm. Vdekshmëria e lartë nuk u konvenon as mjekëve, të cilët krenohen dhe gëzohen për çdo jetë të shpëtuar. Nëse shteti hipotetikisht do përfitonte nga numri i madh i vdekjeve nga koronavirusi, do ta bënte këtë duke marrë detyrimisht strishio nga të sëmurët dhe të vdekurit. Ky variant do të ishte shumë më i lirë sesa 2000 euro fiktive të përmendura në postimet e vitit të kaluar.

Postimin që po e recenzojmë e cilësojmë si të pavërtetë, por gjithashtu theksojmë se ka një narrativ shpifës që nxit mosbesim ndaj sistemit shëndetësor në Maqedoni, gjë që mund të paraqesë rrezik për shëndetin publik dhe të dekurajojë lexuesit mendjelehtë të kërkojnë kujdes mjekësor në spital kur vërtetë do jenë në nevojë.  Kur bëhet fjalë për shëndetin publik situatat e tilla janë vërtet shqetësuese.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button