Tetovë, 99% e pacientëve janë me terapi oksigjeni, u mblodh shtabi i krizës Covid-19 në komunë

Tetova vazhdon të jetë në gjendje kritike për sa i përket Covid-19. Momentalisht në Spitalin e Tetovës janë të hospitalizuar 120 pacientë, prej të cilëve 119 janë me terapi oksigjeni. Dr. Gzim Nuredini tha se vazhojnë të jenë në gjendje të tendosur dhe apeloi deri te qytetarët për kujdes maksimal. Sot u mblodh edhe shtabi i krizës Covid-19 në Komunën e Tetovës, ku  kërkuan të hapen më shumë pika vaksinimi, si dhe disa nga punktet e reja te vaksinimit të punojnë në 3 ndrime, njofton Portalb.mk.

Në Spitalin e Tetovës ka 120 pacientë të hospitalizuar me Covid-19, prej të cilëve 119 janë me terapi oksigjeni. Vetëm 10 pacientë janë të vaksinuar me dozën e parë kurse 4 me të dyja dozat. Sipas Dr. Gzim Nuredinit në 24 orët e fundit kanë pranuar 14 pacientë të rinj dhe një ka nderuar jetë.

“Vazhdojmë të jemi në situatë të tendosur për arsye se këta pacientë të cilët i kemi pasur në shërim ditor nëpër ambulancat e Covid qendrës, disave ju keqësohet gjendja. Një numër i madh i pacientëve duke menduar se edhe e kanë gjendjen për tu hospitalizuar i drejtohen spitalit, por ne kltu i hospitalizojmë vetëm ata që me të vërtetë kanë nevojë për hospitalizim”, tha Dr. Nuredini

Ai theksoi se gjendja e pacientëve është e rëndë dhe shumica trajtohen me oksigjen terapi, dhe pak prej pacientëve janë në gjendje stabile. Gjithashtu theksoi se ende kanë numër të madh të pranimit, 14 pacientë vetëm në 24 orët e fundit.

“Mund të themi se gjendja normalizohet duke parë presionin që kemi prej pjesëve eksterne prej jashtë, për arse se ne kemi edhe komunikime me institucione tjera. Sa i përket spitalit brenda, me të vërtetë ende ka punë dhe besojmë që ende do të kemi hospitalizime”, shtoi Nuredini,

Për më tepër, Nuredini theksoi se virusi është modifikuar dhe pacientët paraqiten me një pasqyrë klinike më të rrëndë se valët klinike që patëm para kësaj.

“Apeloi se çdo qytetar patjetër të jetë i disiplinuar dhe patjetër të respektojë në maksimum masat, se asnjëherë nuk dihet se kë mund të infektoni. Sepse ka sëmundje që ju nuk e dini se mund ti keni, dhe situata të bëhet më keq”, shtoi Nuredini.

Sot u mbajt mblodh shtabi i krizës Covid-19 në Komunën e Tetovës

Në këtë mbledhje ka pasur përfaqësues nga të gjitha institucionet shëndetësore në vend si dhe zv/ministri i shëndetësisë Ilir Hasani.

Nga Komuna e Tetovës njoftojnë se, Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës ka kërkuar rritjen e pikave të vaksinimit si dhe disperzimin e tyre në komunat përreth si: Bogovina, Tearca, Bërvenica, Zhelina dhe Jegunovca, me qëlllim që sa më shumë qytetarë në mënyrë të shpejtë dhe efikase të mund të vaksinohen, për të evituar rradhët dhe grumbullimet në pikat ekzistuese të vaksinimit në qytet.

“Gjatë javës do të hapen edhe pika shtesë të vaksinimit brenda qytetit, si që janë Shtëpia e armatës (Muzeu i Tetovës), Elem Tours tek teleferiku, Qendra për Kulturë në Tetovë që do të përdoret si qendër rivaksinimi, si dhe ambulanta në fshatin Poroj të Tetovës”, thuhet në njoftimin e  Komunës së Tetovës.

Komuna e Tetovës, sipas njoftimit të tyre ka kërkuar që disa nga punktet e reja te vaksinimit të punojnë në 3 ndrime, duke filluar nga ora 07:00 e mëngjesit deri 24:00 në mesnatë, me qëllim që sa më shumë njerëz të mund të vaksinohen shpejtë dhe në mënyrë efikase.

Nga Komuna e Tetovës apelojnë që qytetaret të respektojnë masat dhe protokolet mbrojtëse në mënyrë të përpiktë dhe rigoroze.

“Kërkojmë nga qytetarët të tregohen të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm dhe të mos krijojnë rradhë dhe grumbullime të panevojshme në spitalin klinik dhe objektet përreth tij, për të mundësuar punën e pa pengesa në këtë qendër spitalore, e cila për momentin ofron shërbime shëndetësore për më shume se 200 000 banorë të Tetovës dhe Pollogut”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button