U shmang tragjedia pasi ishin prerë gypat e furnizimit me oksigjen në spitalin e Tetovës

Spitali i Tetovës iu shmang një tragjedie të madhe në 24 orët e fundit. Disa autorë të panjohur dëmtuan gypat e furnizimit me oksigjen në këtë spital. U dëmtua një nga gypat ndihmës nga sistemi i furnizimit me oksigjen. Dr. Gzim Nuredini tha se po të ishte prerë gypi kryesor, do të ishte dashur që të gjithë pacientët të transferoheshin në spitale tjera. Rastin e konfirmuan edhe nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, shkruan Portalb.mk.

Mëngjesin e sotëm disa autorë të panjohur janë munduar të dëmtojnë gypat e furnizimit me oksigjen të Spitalit të Tetovës, me këtë veprim u rrezikuan pacientët që marrin terapinë e oksigjenit, që jnjëherit janë edhe me Covid-19. Fatmirësisht, nuk është dmtuar gypi kryesor, por një ndihmës dhe një tjetër është shtrembëruar.

“Fatkeqësisht në mëngjesin e sotëm, personi ose persona të paidentifikuar kanë bërë dëmtimin e gypit jo kryesor të furnizimit me oksigjen të spitalit, por fatmirësisht nuk e ka dëmtuar atë kryesorin që furnizon me oksigjen mbi 120 pacientë që I kemi të shtrirë në spital. U tronditëm dhe nuk mund ta paramendojmë se kush mund ta ketë bërë këtë”, tha Dr.Gzim Nuredini.

Nëse do të ishte prerë gypi kryesor, pacientët me Covid-19 do të ishin rrezikuar.

“Nëse do të ishte prerë gypi kryesor, që është shumë afër pjesës qendrore, do të ishte një tragjedi, ne në kohë të shkurtë mos të them në minuta do të duhej të bënim transportin e pacientëve në Shkup ose  në qytetet tjera. Do të ishte me të vërtetë një katastrofë e madhe nëse do dëmtohej ai kryesori”, tha Dr.Nuredini.

Sidoqoftë, sot në mëngjes gypat e dëmtuar u zëvendësuan me të rinj dhe sistemi i furnizimit u vu përsëri në funksion.

Nuredini tha se e kanë lajmëruar policinë prokuronin publik dhe ato do të shohin arsyet se cilat janë. Ai shtoi se këto gypa janë në vend ku janë të sigurtë por autorët e kësaj vepre penale kishin depërtuar në këtë hapsirë  e cila ishte e kufizuar, dhe I kanë dëmtuar gypat.

Nga Spitali Klinik në Tetovë njoftuan se do të rrisin masat e sigurisë dhe do të kërkojnë një prani më të madhe të policisë dhe ushtrisë në sigurimin e objekteve.

“Sa i përket ndihmës së ushtrisë dhe policisë ajo do të jetë e mirëseardhur për arsye se do të kemi mbrojtje të 24 orëve. Ne kemi edhe të punësuarit këtu por ja që rasti ka ndodhë në orët e para të mëngjesit. Sigurisht se ne tani kemi kërkuar edhe prej policisë dhe ushtrisë që ditët në vijim të na sigurojnë për arsye se ka gjasa që këto punë ti bëjë ndonjë qytetar I joni këtu”, tha Nuredini.

 Incidentin e konfirmuan edhe nga SPB Tetovë.

“Mëngjesin e sotëm në orën 7 e 20 minuta, në SPB Tetovë, është raportuar se mbrëmë në Spitalin Klinik të Tetovës, dy tuba bakri me madhësi të ndryshme, gjegjësisht kapacitet të ndryshëm janë dëmtuar me përdorim të forcës fizike. Një gyp u këput dhe tjetri për oksid nitrogjeni u shtrembërua. Të dy gypat furnizonin sallat e operacionit në objektin e ri, të cilat nuk ishin ende funksionale. Menjëherë pas raportimit, një ekip nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, në koordinim me Prokurorin Publik, kreu një inspektim të plotë. Dëmet janë të dokumentuara me foto dhe përpunohen. Rasti është duke u sqaruar dhe dokumentuar ”, tha Marjan Josifovski nga SPB Tetovë.

Ende nuk dihen motivet për të cilat është kryer kjo vepër e dëmtimit të gypave të furnizimit me oksigjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button