ASH: derisa qeveria po bën pushimet verore, eskalon situata me Kovid-19 (VIDEO)

Partia Aleanca për Shqiptarët (ASH) sot doli me reagim për menaxhimin e situates me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Nga kjo parti thanë që derisa qeveria po bën pushimet verore, qytetarët i vuajnë dëmet e këtij menaxhimi. Sipas tyre, kjo çështje duhet të merr trajtim serioz njëherë e përgjithmonë në mënyrë që situata urgjenisht të vihet në kontroll, njofton Portalb.mk.

Bekim Tateshi, nga ASH tha se kaosi i krijuar në spitalet e vendit dhe pikat e vaksinimit si rezultat i keq-menaxhimit dhe neglizhencës së qeverisë po rezulton në vatra të reja të infektimit.

“Derisa qeveria po bën pushimet verore, qytetarët janë ata që i vuajnë dëmet e këtij menaxhimi, prandaj kjo çështje duhet të merr trajtim serioz njëherë e përgjithmonë në mënyrë që situata urgjentisht të vihet në kontroll”, tha Bekim Tateshi.

Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa kërkojnë që mjekve amë t’u mundësohet t’i vaksinojnë pacientët e tyre.

“Situata po eskalon gati se në çdo qytet, prandaj ne si koalicion apelojmë deri te Qeveria që urgjentisht të vihen në funksion ekipe mobile për vaksinim, tu jepet e drejta mjekve amë që ti vaksinojnë pacientët e tyre si dhe në qytete përveç shtëpive të shëndetit të ketë nga një pikë vaksinimi në shesh të çdo qyteti. Në këtë mënyrë mundësia për shpërndarjen e virusit do të minimizohej dukshëm dhe do të arrihej më shpejtë te imuniteti i dëshiruar kolektiv”, tha Bekim Tateshi.

Tateshi shtoi se sa i përket kapaciteteve të stërmbushura të spitaleve, ky është çmimi që po paguajnë për mos-realizimin e premtimeve për hapje të shumë spitaleve të reja.

“Qytetarët duhet ta dinë të vërtetën ndërsa politikbërësit shëndetësor duhet tu përgjigjen disa pyetjeve elementare si: ku janë protokollet e mjekimit të Covid-19, pse nuk u përgjigjeni pyetjeve të specialistëve të fushës për indikacionet e vaksinimit, përse fushata për imunizim është anemike, pse Komisioni për Sëmundje Ngjitëse jep rekomandime që nuk korespondojnë me ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku është oda e mjekëve, ku janë shoqatat e mjekëve dhe specialistët e fushës etj”, tha Bekim Tateshi duke shtuar se për një vend të vogël si Maqedonia e Veriut, vënia në kontroll e situatës do të duhej të arrihej shumë kohë më parë dhe jo vazhdimisht të goditemi nga valë të reja nga të cilat i tërë sistemi shëndetësor bie në kolaps.

Portalb.mk pyeti se përpos konferencave për shtyp a kanë mënyra më kreative të propozimit të zgjidhjeve për qytetarët.

“Komisioni i shëndetësisë te Aleanca për Shqiptarët në bashkëpunim me komisionin për shëndetësi të Alternativës, ne çdo herë para se të paraqitet vala, deri te kjo e katërta kemi dhënë propozime konkrete. Ju e dini që e kemi kritikuar edhe politikëbërjen shëndetësore, mirëpo kulmi i të gjitha mosmarrëveshjeve brenda në Qeveri është mosmarrëveshja ministër i shëndetësisë dhe komisioni për sëmundje ngjitëse. Jemi dëshmitar që ditët e fundit kryetari i këtij komisioni na tregon se si nuk i kanë pranuar këshillat që ai i ka dhënë para se të paraqitet vala e katërt. Disa herë kemi thënë që duhet të angazhohen specialistët e fushës që të formohet një shtab i ri i krizës që të marrin pjesë specialist të fushës pa petkë partiakë, e dini që janë profesorë të tre fakulteteve të mjeksisë në Maqedoni të cilët nuk kanë qasje në komisionin për sëmundje ngjitëse që ti japin këshillat e tyre. Përveç asaj ne kemi dhënë shumë propozime gjatë gjithë konferencave por për fat të keq ato asnjëherë nuk janë pranuar nga ana e politikbërësve shëndetësorë. Neve na ka mbet kjo që të japim këshilla ndaj popullatës por edhe korespondimin me gazetarë që të arrijmë deri te dëgjuesit tuaj dhe votuesit tanë.” u përgjigj Tateshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button