Në Maqedoni më shumë ka vdekje sesa lindje

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i lindjeve në tremujorin e parë të vitit 2021, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është ulur me 7.0% dhe arriti në 3.896 lindje, transmeton Portalb.mk.

Numri i të vdekurve në tremujorin e parë të 2021 u rrit me 35.8% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2020 dhe arriti në 6.925 persona, nga të cilët 21 ishin foshnje të vdekura.

Rritja natyrore është negative dhe është – 3 029, që do të thotë se numri i lindjeve është më i ulët se numri i vdekjeve.

Numri i martesave në këtë tremujor të vitit është rritur me 20.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe ka arritur në 2.694 martesa.

Në këtë tremujor janë marrë 550 njoftime për divorc.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button