Zaev: Fillojmë fushatën “Vaksinohu”, që t’i parandalojmë lajmet e rreme të anti-vakserëve dhe të fillojmë përsëri jetën normale

Qeveria po fillon fushatën “Vaksinoni” për të inkurajuar qytetarët që në mënyrë masive të vaksinohen dhe të parandalohen lajmet e rreme kundër vaksinave. Siç thanë në konferencën e sotme kryeministi Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, kjo fushatë duhet të inkurajojë qytetarët që të vaksinohen pasi është mënyra e vetme për t’i dhënë fund virusit, transmeton Portalb.mk.

“Varianti i ri i kovid-19, i cili çoi në valën e katërt të virusit, si dhe lëvizjet kundër vaksinave që përhapin lajme të rreme dhe hutojnë qytetarët janë arsyeja e një fushate të tillë. Vetëmme vaksinim të plotë mund të parandalohen sëmundje të rënda dhe vdekje. Le ta pranojmë atë dhe të kujtojmë thirrjen për vaksinim masiv, me qëllim që fëmijët të shkojnë në shkollë, artistët të kthehen në skenë, ekonomia të ringjallet dhe të fillojmë të jetojmë përsëri normalisht. Fushata ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e qytetarëve që të kenë kujdes kur marrin lajme që nuk janë të vërteta”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Ministri Venko Filipçe tha se statistikat që bënë treguan se në qytetet ku ka shkallë të lartë të imunizimit si Manastiri, Ohri dhe Gjevgjelia, nuk ka presion nëpër spitale, ndërsa atje ku qytetarët nuk janë të vaksinuar siç janë Tetova dhe Gostivari, spitalet janë të mbingarkuara dhe ka numër të lartë vdekjesh.

“Në periudhën e kaluar, me shfaqjen e valës së re, nga 101 pacientë të vdekur, 92 nuk ishin të vaksinuar, ndërsa vetëm 9 morën vaksinën, por ishin me sëmundje kronike. Vaksina është arma më e fortë në luftën kundër virusit, të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së rëndë”, tha Filipçe.

Zaev dhe Filipçe bënë thirrje që të vaksinohen të rinjtë, të cilët nuk vaksinohen në një përqindje të madhe dhe thanë se masat që i vendosën me ndalimin e hyrjes në kafene dhe bare kanë dhënë rezultate dhe numri i qytetarëve të imunizuar është rritur.

Deri tani në vend janë aplikuar 1.600.000 vaksina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button