Arratisje si nëpër filma në burgun e Prilepit

Arratisja nuk është vërejtur as nga kamerat e sigurisë, por as nga policia e burgut. Sipas informacioneve fillestare që duhet të konfirmohen sot nga institucionet kompetente, gjatë ditës së djeshme rreth mesditës i burgosuri ka pasur një vizitë nga nëna dhe gruaja e tij, transmeton Portalb.mk.

Gjatë vizitës, pa e vërejtur askush, ai u arratis nga burgu ndërsa në hapsirat e veçanta për takim me më të afërmit mbetën vetëm dy gratë. Pasi mbaroi koha e vizitës, policia e burgut vuri re se i dënuari nuk ishte. Më pas është alarmuar administrata e burgut dhe policia. Kanë nisur kërkimet për të burgosurin, të cilat u ndërprenë në mesnatë, ndërsa vazhdojnë sot. Gruaja dhe nëna e tij u ndaluan menjëherë në stacionin policor të Prilepit për bisedë informative.

Sipas informacioneve jozyrtare, një arratisje e tillë nuk është e mundur pa mbështetje të jashtme, madje ndoshta edhe të brendshme. Kjo do të duhet të konfirmohet nga hetimi.

Janë paralajmëruar edhe masa disiplinore kundër rojeve të burgut në detyrë, të cilët ishin përgjegjës për kryerjen e sigurt të vizitës dhe kthimin e të burgosurit në pjesën e mbyllur të burgut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button