“SHORTCUT” – dedikuar të rinjve! (VIDEO)

Sa jeni të informuar dhe si i merrni informacionet për lajmet dhe ngjarjet që ndodhin rreth jush? Në botën virtuale shpesh hasen lajme të panevojshme të cilat klikohen nga të rinjtë, kurse nga ana tjetër bëhen “skip” ato lajme që vërtetë kërkojnë vëmendje dhe duhen lexuar…

Për këtë arsye, ekipi i CTRL Z nga Portalb, në periudhën në vijim çdo javë do veçojë lajmet dhe ngjarjet më të rëndësishme nga vendi, rajoni por edhe nga bota, kështu duke i përmbledhur në një emision javor të quajtur “SHORTCUT”.

Qëllimi i këtij emisioni është që t’i informojë të rinjtë saktë dhe në kohë por edhe të rrisim vetëdijen për tema të rëndësishme.

Temat që do të trajtohen në këtë emision dë të jenë: ekologjia, arsimi, ndryshimet klimatike, shëndetësia, shkenca, sporti, gejmingu, barazia gjinore, aktivizmi , me pak fjalë, të gjitha ato që kanë të bëjnë me rininë.

Gazetarët që do t’ju shoqërojnë në “SHORTCUT” çdo javë janë Dorina Ajdini dhe Fisnik Xhelili, pjesë e ekipit të CTRL Z në Portalb.

“SHORTCUT” do të transmetohet çdo të enjte në ora 20:00 në rrjetet sociale të Portalb, në Facebook, Instagram dhe Youtube.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button