Autobusët e Tetovës të dielën e kanë ditë pushimi

Edhe pse kanë kaluar 8 muaj nga koha kur pesë autobusë për transport publik arritën në Tetovë, këta mjete transportuese javën e kaluar kanë filluar të lëvizin nëpër qytetin e Tetovës, konkretisht dy muaj përpara zgjedhjeve lokale. Edhe pse u desh shumë kohë që qytetarët e Tetovës t’i presin këta autobusë, të njëjtit gjatë ditës së djeshme nuk kanë lëvizur nëpër qytet. Nga Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” thanë se të dielën nuk punohet, shkruan Portalb.mk.

Gjatë ditës së djeshme- e diel, gazetari i Portalb.mk vërejti se katër autobusët e transportit publik ishin të parkuar te objekti i Zjarrfikësve, dhe një te stacioni i autobusëve, dhe të njëjtit nuk qarkullonin në qytet.

Menjëherë kontaktuam me Ndërmarrjen Publike “Tetova Transport”, të cilët i pyetëm se pse autobusët nuk qarkullojnë në qytet, nga kjo ndërmarrje na thanë se të dielën nuk punohet.

Kjo sipas tyre ende nuk është e vendosur se a do të qarkullojnë autobusët në qytet edhe ditëve të diela.

“Jo për momentin nuk e dimë a do të punohet të dielave edhe për të ardhmen, por nuk besoj. Do ju informojmë”, thanë nga Tetova Transport për Portalb.mk.

Autobusët e parkuar ditën e djeshme:

This slideshow requires JavaScript.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport”, Darko Spirovski në një intervistë për Portalb.mk javën e kaluar, deklaroi se tani janë krijuar kushtet minimale për funksionimin e autobusëve të transportit publik në Tetovë. Edhe pse Ndërmarrja është themeluar, disa punë vazhdojnë të jenë të papërfunduara dhe për këtë sipas Spirovskit duhet kohë për të definuar dhe pëcaktuar shumë çështje për sa i përket ndërmarrjes dhe punëve në të.

LEXO: Drejtori i “Tetova Transport”: Autobusët nuk janë investim i dështuar por vozitje problematike (VIDEO)

Ndryshe, premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“,  ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button