RMV, prej sot lëshohen letërnjoftimet me emrin e ri të shtetit

Rreth 40 mijë qytetar, prej sot do të mund të marrin letërnjoftime të identitetit në të cilat do të shkruhet emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Shtypja dhe lëshimi i letërnjoftimeve është zhbllokuar pasi Qeveria e bëri të mundur me një akt nënligjor, transmeton Portalb.mk.

MPB-ja dy muaj nuk mund të jepte letërnjoftime me emrin e ri të shtetit dhe sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pasi Ligji për letërnjoftimet ka ngecur në Kuvend, të cilin opozita e bllokon mbi 1.500 ndryshime.

Për opozitën, rregullimi i kësaj çështjeje me akt nënligjor është shkelje e Kushtetutës dhe ligjeve. Qeveria, nga ana tjetër, pretendon se lëshimi i letërnjoftimeve pa ndryshime ligjore është plotësisht i ligjshëm, ndërsa MPB si institucion kompetent dhe ministri i brendshëm i kanë të gjitha fuqitë ligjore për miratimin një akti nënligjor që rregullon lëshimin e letërnjoftimit për qytetarët, dhe në përputhje me Kushtetutën, ndryshimet kushtetuese, Ligjin për letërnjoftime dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Letërnjoftimet e vjetra, të cilat akoma nuk kanë skaduar, do të jenë të vlefshme deri më 12 shkurt 2024.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button