fbpx

Gaz lotsjellës në koncertin e Goran Bregoviqit në Korçë, tetë persona u dërguan në polici (VIDEO)

Një person i panjohur ka hedhur gaz lotsjellës gjatë performancës së këngëtarit serb, Goran Bregoviq që është duke kënduar në Festivalin e Birrës në Korçë.

Klankosova.tv merr vesh se përkundër që është hedhur gaz lotsjellës koncerti po vazhdon teksa policia është në kërkim të personit që e ka bërë një gjë të tillë.

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar menjëherë pas hedhjes së gazit lotsjellës gjatë performancës së këngëtarit Goran Bregoviq, me anë të një fotografie ku thuhet se “ky nuk është një mesazh Facebook-u”.

Më herët, tetë persona janë shoqëruar në polici si shkak i hedhjes së gazit lotsjellës në Festivalin e Birrës në Korçë gjatë performancës së Bregoviq.

Tetë persona tashmë janë shoqëruar nga Policia e Shqipërisë të cilët dyshohet se hedhen gaz lotsjellës në Festivalin e Birrës në Korçë gjatë kohës sa ishte duke performuar këngëtari serb, Goran Bregoviq.

Policia e Shqipërisë ka shtuar kontrollin në të gjithë zonën për të parë në rast se ka persona të tjerë që me vete kanë gaz lotsjellës.

Shoqërimet në polici i kanë kundërshtuar banorët teksa bërtisnin “bravo, bravo”, për të shoqëruarit nga policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button