Çmimet dhe vendi i biletave, FSHF me njoftim për biletat Shqipëri-Hungari

Shqipëria përballet me Hungarinë më 5 shtator prej orës 18:00 në “Elbasan Arena” dhe FSHF ka dalë me njoftim për shitjen e biletave, raporton ABC.

Momentalisht lejohet që stadiumi të mbushet në 30 për qind të kapacitetit të tij dhe mbetet të shihet se sa bileta do të dalin në treg.

Ccmimet e biletave vazhdojnë të jenë të njëjta, duke nisur nga 1000 lekë në tribunat pas porte, për të vijuar me bileta që kushtojnë deri në 15000 në tribunën VIP.

Biletat dalin nga nesër në shitje, në biletarinë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe në dyqanin e Macron tek “Air Albania”.  Gjithashtu biletat mund të blihen edhe online, kurse në Elbasan ato shiten prej 26 gushtit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button