Situata me pandeminë, Haradinaj kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në konferencë për media ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, raporton Kallxo.

Sipas tij, për rritje të numrit të rasteve nuk është faji te ministri i Shëndetësisë por te shefi i tij.

“Dëgjoj që kërkojnë dorëheqjen e ministrit Vitia, mendoj që po është legjitime kërkesa, por faji nuk është të Vitia, faji është të shefi i tij, i cili në kohë të rritjes së numrave, e sheh të arsyeshme kandidimin për kryetar te ministri i Shëndetësisë”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, ‘nëse kaq është kaq’ është kualiteti i Kurtit se si të përballet me pandeminë, më mirë të japë dorëheqje.

Ndryshe kryetari i AAK-së shprehi shqetësim edhe për rritjen e numrit të rasteve të infektuar me virus.

“Këto janë shifrat më të mëdha nga marsi i vitit 2020”, shtoi ai.

Sipas tij, vendet e rajonit janë treguar më serioze në vaksinim.

“E dimë që vendet e rajonit janë tregu më serioze dhe më të fokusume në vaksinim, pra shifra e vaksinimit është mbi 50% në vendet e rajonit. Në Kosovë jemi diku 12 deri në 13%”, tha ndër të tjera ai.

Sipas Haradinaj, kryeministri Kurti ose duhet të lirojë ministrin nga pozita ose të japë vet dorëheqje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button