Të paktën tetë persona të vdekur nga stuhia tropikale në Meksikë

Të paktën tetë persona kanë vdekur pasi stuhia tropikale Grace ka përfshirë lindjen e Meksikës, duke nxitur vërshime dhe mungesë të energjisë elektrike, raporton REL.

Një grua dhe pesë fëmijë kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në qytetin Banderilla, ka thënë guvernatori i shtetit Verakruz, Cuitlahuac Garcia Jimenez.

Një tjetër grua ka vdekur në Poza Rika dhe një fëmijë ka vdekur si pasojë e shembjes së një shtëpie në Xalapa.

Presidenti meksikan, Manuel Lopez Obrador ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave duke iu thënë se “nuk jeni vetëm”.

Stuhia Graca ka goditur gjirin e Meksikës fillimisht në brigje dhe më vonë është bartur edhe në tokë.

“Ne u bëjmë thirrje njerëzve që të mos mashtrohen nga ndjenja e rreme e sigurisë”, ka thënë Garcia.

“Ndonëse stuhia ka kaluar, gjendje emergjente është ende këtu”.

Drunjtë janë shkulur dhe rrugët janë mbushur me ujë në dhjetëra qytete në Verakruz.

Më shumë se gjysmë milioni persona kanë mbetur përkohësisht pa energji elektrike, ka thënë kompania furnizuese CFE, transmeton dpa.

Fluturimet në zonat e prekura nga stuhia tashmë janë anuluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button