RMV, sivjet më pak marrëveshje pune për ndërtimtari në vende të huaja, përsëri dominon Gjermani

Gjysma e parë e këtij viti nuk ka shënuar rezultate të mira në lidhje me marrëveshjet e arritura nga kompanitë e Maqedonisë së Veriut në vendet e huaja në sferën e ndërtimtarisë, duke shënuar ulje për 17.6 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar-qershor të vitit 2021, vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara në vendet e huaja kap vlerën 144 863 000 denarë, që rezulton për 17.6% më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Megjithatë, raportohet që në këtë periudhë janë realizuar për 52.3% më shumë punë në krahasim me atë periudhë, duke arritur blerën e punëve ndërtimore të realizuara në 74 588 000 denarë.

Në krahasim me vitet e kaluara, rritje të marrëveshjeve të nënshkruara ka me Bullgarinë, duke arritur vlerën e 4 390 000 denarë, për 44.9% më shumë. Megjithatë më së shumti marrëveshje vazhdon të ketë me Gjermaninë, vlera e të cilave arrin në 110 000 000 denarë. Pikërisht në këtë vend janë realizuar edhe shumica punimeve, ashtu që vlera e punimeve të realizuara arrin në 45 025 000 denarë, pastaj në Bosnjë dhe Hercegovinë 19 279 000 denarë, Mal të Zi 5 700 000 denarë, Bullgari 4 390 000 denarë dhe Serbi 194 000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button