Cilat janë shenjat që tregojnë se keni probleme serioze me shpinën?

Kaloni shumë kohë para kompjuterit? Dhimbja në pjesën e sipërme të shpinës është më së shpeshti rezultat i pozicionit të pasaktë të trupit kur qëndroni ulur, raporton Panacea. Qëndrimi ulur dhe shikimi në monitor shtrëngon muskujt e gjoksit dhe zgjat muskujt në pjesën e sipërme të shpinës. Rezultati është ngërçet e muskujve në zonën e shpatullave. Dhimbja në muskujt rreth qafës dhe shpatullave, përveç qëndrimit jo të saktë të trupit, mund të jetë pasojë e një sërë arsyesh. Disa nga më të zakonshmet janë stresi, aktiviteti i tepërt fizik dhe pozicioni i shtrembër i qafës gjatë gjumit.

Shenjat që tregojnë se duhet të kërkoni ndihmë mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur janë:

Dhimbja që nuk kalon

Keni provuar të gjitha metodat e vetë-mjekimit – masazh, dyshek të ri për gjumë, por dhimbja në pjesën e sipërme të shpinës nuk largohet. Mund të jetë, edhe pse jo e pazakontë, të jetë shenjë e një tumori në mushkëri. Gjegjësisht, kanceri i avancuar i mushkërive mund të shkaktojë dhimbje në kocka. Simptomë tjetër është humbja e peshës, dhimbja në gjoks dhe ndjenja e dobësisë. Nëse dhimbja në pjesën e sipërme të shpinës nuk largohet dhe është aq e fortë saqë ju zgjon gjatë natës, shkoni menjëherë te mjeku.

Dhimbja gjithashtu përhapet në anën e shpinës

Çdokush që ka pasur probleme me gurët në veshka e di se kjo mund të çojë në dhimbje të forta, të cilat shfaqen edhe në pjesën e sipërme të shpinës. Por nuk ka gjasa që vetëm dhimbja e shpinës të jetë simptomë e kësaj gjendje. Nëse ky është rasti, ka më shumë të ngjarë të ndjeni dhimbje në anën e shpinës, si dhe nën brinjë.

Keni temperaturë të lartë trupore

Ndonjëherë dhimbja e fortë në pjesën e sipërme të shpinës mund të shoqërohet me temperaturë të lartë, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në duar, gjë që është pasojë e një infeksioni kurrizor. Kjo është sëmundje shumë e rrallë, ndërsa njerëzit me imunitet të dobët, kancer, diabet ose njerëzit me mbipeshë kanë rrezik më të lartë për zhvillimin e saj. Nëse dyshoni për infeksion të shtyllës kurrizore, mjeku do t’ju referojë për teste shtesë për të caktuar diagnozën e saktë.

Lodhje

Kushtojini vëmendje shenjave që mund të tregojnë sulm në zemër, ndërsa ato janë nauzeja, gulçimi, lodhja e tepërt dhe dhimbje shpine.

Dobësi në këmbë

Nëse ndjeni dobësi në këmbët tuaja, mund të jetë herni diskale, por kjo mund të ndodhë nëse përdorni forcën e shpinës në vend të këmbëve kur ngrini një ngarkesë të rëndë. Nëse ndjeni dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës e shoqëruar me ndjesi shpimi gjilpërash dhe dobësie në krahë ose këmbë, mund të jetë shenjë e dëmtimit neurologjik, ose hernisë diskale.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button