RMV, akoma i hapur konkursi për bursa studentore, vlera e të cilëve lëviz nga 6 mijë deri 18 mijë denarë

Studentët e Maqedonisë së Veriut që i plotësojnë kushtet për bursa studentore, mund të aplikojnë në kategori të ndryshme për të shfrytëzuar mbështetjen financiare nga bursat studentore të parapara për vitin akademik 2021/22, transmeton Portalb.mk.

Për këtë vit akademik, në katër kategori të ndryshme janë të përfshira 3 mijë bursa. Në grupin e parë janë 1 470 bursa, në të dytën 900, në grupin e tretë 600, ndërsa në grupin e katër janë të parapara 30 bursa studentore. Vlera mujore e bursës për të tre kategoritë është 6 mijë denarë, vetëm kategoria e tretë (kimi, fizikë dhe matematikë) e ka vlerën mujore të bursës 18 mijë denarë.

Fillimisht studentët kandidatë duhet të jenë student të rregullt, të mos kenë përsëritur vitin akademik, të mos jenë përfitues të ndonjë burse tjetër dhe të jenë shtetas të RMV-së. Pas kompletimit të dokumenteve të nevojshme, aplikimi duhet të bëhet në linkun http://e-uslugi.mon.gov.mk, në rast pamundësie për të aplikuar online, atë mund ta bëjnë nga 1 deri 15 tetori në objektin e MASH-it.

Studentët e përkatësisë rome, do të mund të aplikojnë për të qenë pjesë e përfituesve të 130 bursave të parapara për këtë vit akademik, derisa vlera mujore e kësaj burse është 5000 denarë.

Këtë vit akademik do të ndahen edhe 50 bursa studentore për studentët shtetas të huaj të cilët janë në interes të Maqedonisë së Veriut, afati për aplikim i të cilëve është deri më 1 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button