Djali i kryetarit të PDSH-së, Pajtim Thaçi bartës liste në Tetovë

Kuvendi i degës së PDSH-së Tetovë miratoi listën e kandidatëve për këshillin komunal.

Dega e PDSH-së Tetovë mbajti kuvendin e degës ku u miratua lista e kandidatëve për këshillin komunal që do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Bartës i listës do të jetë Pajtim Thaçi, djali i kryetarit të partisë, Menduh Thaçi.

“Në këtë kuvend kandidati i PDSH-së për kreun e Komunës së Tetovës Sadi Bexheti elaboroi para numrit të madh të pranishmëve platformën me të cilën do të garojë në zgjedhje.  Kjo platformë parasheh zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet Tetova siç është ujësjellësi, kanalizimi, pastërtia e qytetit nëpërmjet zgjidhjes së problemit me mbeturinat, infrastruktura rrugore, arsimi, kultura, zhvillimi i turizmit malor si dhe projekte tjera me rëndësi jetike për qytetarët”, thuhet në kumtesën e PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button