Vuçiq: Dialogu me Kurtin s’ka kuptim, ai flet vetëm për të shkuarën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar pa kuptim dialogimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Duke u shprehur se “Serbia është gjithmonë e hapur për bisedime”, ai ka thënë se kreu i Ekzekutivit në Kosovë flet vetëm për të shkuarën e jo për të ardhmen.

“Serbia gjithnjë do të marrë pjesë në dialog kurdo që të thirret, por në dialogun me Albin Kurtin nuk shoh ndonjë kuptim të madh, sepse ai flet vetëm për të shkuarën, e jo për të ardhmen, e as të shkuarën nuk e pasqyron siç duhet”, ka thënë Vuçiq, raportojnë mediat në Serbi.

Në takimet e para që Kurti si kryeministër ka pasur me Vuçiqin në Bruksel, Kosova ka paraqitur katër propozime, por që asnjëra s’është pranuar nga Serbia. Takimi i radhës nuk është caktuar ende, por është paralajmëruar për shtator, transmeton Koha.net.

Pas vizitës që u bëri punimeve në një autostradë në Serbi, Vuçiq ka folur sërish për zgjedhjet në Kosovë. Ai ka thënë se uniteti i serbëve në Kosovë do t’u “jepte përgjigjen e duhur përpjekjeve të shqiptarëve që synojnë grindjen mes serbëve para zgjedhjeve lokale”.

Kjo s’është hera e parë që Serbia ditëve të fundit deklarohet e ndërhyn në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button