Merkel: I kam kërkuar Putinit lirimin e Navalnit

Në vizitën e 20 e me sa duket të fundit zyrtare të kancelares në Rusi kishte shumë tema të vështira, ndaj konferenca e shtypit filloi me vonesë.

Pikërisht një vit pas sulmit me lëndë toksike ndaj opozitarit rus Aleksej Navalni, kancelarja Angela Merkel u takua në Moskë (20.08) me presidentin rus Vladimir Putin. Ndonëse ka „mosmarrëveshje të thella”, bisedojmë me njeri-tjetrin, tha kancelarja përpara takimit me Putinin. Konferenca e shtypit pas bisedimeve nisi me një orë e një çerek vonesë. Merkel dhe Putin dolën para gazetarëve të grumbulluar që prisnin. Herë pas here pas kortezisë formale dilnin në pah linjat e konfliktit. Presidenti rus u shpreh për „bisedime konstruktive” në një atmosferë „të rrezikshme”. Ai vlerësoi Merkelin në prag të lamtumirës së saj nga politika, që pritet pas pak muajsh. Pas një periudhe 16 vjeçare, kancelarja Merkel nuk do të rikandidojë në zgjedhjet parlamentare më 26 shtator. Deri në krijimin e një qeverie të re, ajo do të vazhdojë të drejtojë qeverinë, shkruan DW.

Sforcim në një terren të minuar

Putin e nisi fjalën e tim me kompleksin e temave të Afganistanit dhe tha, se duhet të influencohet, që radikalët islamikë taliban të mos mund ta shtrijnë përtej kufijve të vendit  pushtetin e tyre. Duhet të parandalohet që „terroristët” të depërtojnë në vendet fqinjë p.sh. duke u paraqitur si refugjatë”. Ai akuzoi Perëndimin, se është përpjekur „t’i imponojë vlerat nga jashtë Afganistanit”.

Putin u ndal edhe në konfliktin e Ukrainës, duke thënë, se ka shkelje të armëpushimit në lindje të vendit dhe i këkroi Merkelit që të influencojë ndaj qeverisë në Kiev, kur të dielën (22.08) ajo do të udhëtojë për në Ukrainë. Edhe Bjellorusisë iu referua presidenti rus, si dhe Iranit, që tani ka një president të ri e po ashtu Putin nuk la pa përmendur edhe konfliktin në Siri.

“Dënimi i Navalnit është i papranueshëm”

Merkel e nisi deklaratën e saj duke kujtuar sulmin e Gjermanisë naziste ndaj Bashkimit Sovjetik përpara 80 vjetësh duke vendosur një kurorë në varrin e ushtarit të panjohur. Por shumë shpejt ajo trajtoi çështjen e opozitarit rus të dënuar Aleksei Navalni dhe tha, se i ka kërkuar Putinit lirimin e tij. “Nga perspektiva jonë dënimi në një koloni ndëshkimi mbi bazën e një gjykimi të mëparshëm, të klasifikuar prej Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut si disproporcional, është i papranueshëm.”

Putin lutet për “pak objektivitet”

I pyetur nga një gzetar, se çfarë është e nevojshme që Navalni të lirohet, Putini u përgjigj, oa e zënë në gojë emrin e tij, se ai nuk është dënuar për veprime politike, por sepse ka shkelur rregullat. Putin u lut për „pak objektivitet”. Sistemi rus ndodhet në zhvillim. Të gjithë shtetasit kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre, por brenda kornizave ligjore. Udhëheqja e Rusisë do të bëjë „gjithçka” për një situatë të qendrueshme.

“Aneksimi i Krimesë shkel integritetin e Ukrainës”

Duke iu referuar linjës së gazsjellësit Nord Stream 2 është folur për marrëveshjen mes Gjermanisë dhe SHBA-sa. Kancelarja angazhohet, që Ukraina të vazhdojë të jetë vendi i transferimit të gazit rus – edhe pas vënies në funksionim të linjës Nord Stream 2.

Merkel u ndal tek gjendja në Afghanistan e po ashtu edhe tek situata në Ukrainë. Ajo është angazhuar për rigjallërimin e bisedimeve, që duhet të ndihmojnë për zgjidhjen e konflitkit në Ukrainë. Ajo theksoi me një argument shtesë pozicionin e njohur të Berlinit dhe fuqive të tjera perëndimore: Gjermania i përmbahet qendrimit të saj, që aneksimi i Krimesë përbën shkelje e e integritetit territorial të Ukrainës.

“Bisedimet nuk kanë qenë gjithmonë të thjeshta”, u shpreh Merkel përmbledhtas për përvojën e saj të gjatë me Putnin. Por s’ka alternativë tjetër veçse të „vazhdojmë të shkëmbejmë argumenta dhe „të zgjidhim situata të vështira”. Sidoqoftë gjatë periudhës që ajo qeveris sistemet politike në Gjermani dhe në Rusi kanë diverguar sërish”. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, megjithatë është arritur që të ruhet linja e komunikimit.

Berlini është i interesuar jo vetëm të mbetet në linjë komunikimi me Moskën, por edhe të vazhdojë biznesin: Gjermania do të marrë gazin rus përmes linjës Nord Stream 2. Linja do të përfundojë së shpejti pr t’u vënë në funksionim. Sipas të dhënave të sipërmarrjes nga tubacioni ekzistues Nord Stream në shtatë muajt e parë të këtij viti janë përçuar në Gjermani 33,7 miliardë metër kub gaz. 99 përqint e linjës gazsjellëse Nord Stream 2 bashkë me linjat ekzistuese do të kenë një kapacitet transporti prej 110 miliard metër kub gaz në vit.

SHBA dhe Ukraina si dhe disa shtete të tjera europiane kritikojnë Gjermaninë, se me këtë linjë të re gasjellësi po bëhet e varur prej furnizimeve ruse – dhe po dobëson pozicionin e Kievit në raport me Moskën. Gjermania do të arrijë, që Rusia në të ardhmen ta kalojë gazin përmes Ukrainës së dobët ekonomisht në mënyrë që ajo të mos humbasë të ardhurat nga tranziti i furnizimeve. Marrëveshja mes Kievit dhe Moskës për transortimin e gazit në Europës përfundon në vitin 2024.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button