Deri më 31 gusht, çdo ditë prej 08 deri në 20 qytetarët mund t’i japin nënshkrimet për t’i përkrahur listat e pavarura

Deri më 31 gush është afati për mbledhjen e nënshkrimeve për paraqitjen e listave të kandidatëve të pavarur për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Nënshkrimet, qytetarët mund t’i japin para zyrtarëve të KSHZ-së dhe përpara noterit përkatës të formularit të konstatuar nga komisioni, në termin prej 08 deri më 20, prej të hënës deri të dielën, njofton Portalb.mk.

Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën”, e cila garon zgjedhjet lokale për Këshillin e Komunës, i fton qytetarët që t’i japin nënshkrimet në zyrat e KSHZ-së që ndodhen në objektin e Komunës së Tetovës.

“Nënshkruaj edhe ti për Listën e këshilltarëve “Më mirë për Tetovën”. Merre letërnjoftimin dhe eja në rrugën nr.42 në KSHZ (objekti i Komunës së Tetovës), çdo ditë nga ora 08 deri në ora 20:00”, thonë nga iniciativa.

Kësaj iniciative, në Maqedoninë e Veriut ka edhe iniciativa të tjera të cilat do të garojnë për këshillin komunal në qytete të ndryshme, në zgjedhjet e 17 tetorit. Si për shembull në Shkup garon “Qyteti i Gjelbër Human” dhe në Manastir garon “Poinaku”.

Kur dorëzuesi i listës së kandidatëve për kryetar të komunës është një grup votuesish, është e nevojshme që të mblidhen 100 nënshkrime në një komunë e cila ka 10 banorë, ndërkaq në komunat me mbi 100.001 banorë duhet së paku 450 nënshkrime nga votuesit e regjistruar. Për qytetin e Shkupit është e nevojshme që të mblidhen 1.000 nënshkrime nga votuesit e regjistruar në zonën e Shkupit, ndërkaq për Tetovën 350 nënshkrime.

Fushata për zgjedhjet lokale fillon më 27 shtator dhe do të zgjatë deri më 15 tetor. Zyrtarisht, kontrolli publik i Listës Zgjedhore ka filluar sot dhe do të zgjatë deri më 9 shtator.

Qytetarët mund t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore përmes ueb-faqes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor – www.sec.mk ose në https://izbirackispisok.gov.mk/.

Këto do të jenë zgjedhjet e shtata lokale në RMV që nga pavarësia. Deri më tani në zgjedhjet lokale ka pasur lista të kandidatëve të pavarur të cilët kanë arritur të fitojnë vende Këshillin Komunal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button