MASH siguroi 10.000 tableta për nxënësit e klasave të katërta që vijnë prej familjeve në rrezik social

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informoi se ka blerë dhe shpërndarë nëpër shkolla 10.000 tableta për nxënësit e klasës së katërt, të cilët vijnë nga familjet në rrezik social, duke shtuar se deri tani janë marrë gjithsej 3.000 tableta, njofton Portalb.mk.

Nga MASH thonë se me blerjen e pajisjeve të tilla,  shkollat ​​po përgatiten për vitin e ri shkollor, i cili fillon zbatimin e Konceptit të ri arsimor për arsim fillor.

“Me Konceptin e ri parashikohet modernizim i procesit arsimor, gjegjësisht nxënësit e klasës parë dhe të katërt do të mësojnë sipas kurrikulave krejtësisht të reja dhe me materiale të reja mësimore, përgatitja e të cilave është në fazën përfundimtare. Risi në mësimin në klasën e katërt, është se përparësi do t’u jepet librave shkollore digjitale, të cilat do të jenë vetëm një vegël më shumë për nxënie të suksesshme të materialit. Për atë qëllim, MASH siguroi tableta që dedikohen për nxënësit, të cilët vijnë prej familjeve të rrezikuara në aspektin social”, thuhet në komunikatën e MASH-it.

Ata shtojnë se, në këtë mënyrë, sigurohet qasje e barabartë për të gjithë nxënësit që të përdorin mjete moderne për mësim, gjegjësisht se ofrojnë mundësi që gjatë mësimit të përdorin multimedial edhe nxënësit, të cilët për shkak të vështirësive financiare nuk mund t’ia lejonin vetes këtë mundësi.

“Kurrikulat e reja duhet të ofrojnë ndërveprim më të madh gjatë mësimdhënies dhe të nxisin mendim krijues e kritik të nxënësve”, shtojnë ata.

Përndryshe, zbatimi i Konceptit të ri fillon në faza dhe planifikohet, që brenda 5-6 vitet e ardhshme, të fillojë të aplikohet plotësisht në shkollimin nëntëvjeçar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button