Filluan të arrijnë shtetasit e RMV-së të evakuuar nga Afganistani

Mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit kanë arritur 30 shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët janë evakuuar nga Afganistani, njofton Portalb.mk.

Ata fillimisht janë vendosur në bazën ushtarake të SHBA-së në Doha të Katarit, a prej atje janë transportuar në Stamboll dhe më pas me fluturim komercial kanë arritur në Shkup.

Ministria e Punëve të Jashtme paraprakisht kumtoi se të gjithë shtetasit e RMV-së janë të evakuuar nga Afganistani dhe pritet që shumë shpejtë të arrijnë në shtëpi.

Ndryshe, talibanët e kanë marrë marrë pushtetin në Aganistan, derisa presidenti afgan, Ashraf Ghani u largua nga shteti dhe forcat e sigurisë në qytet u larguan.

Talebanët morën jo vetëm pushtetin politik, por edhe kapacitetet luftarake të ofruara nga SHBA – armë, municion, helikopterë dhe më shumë. Të krijuara dhe stërvitura me një kosto prej 83 miliardë dollarësh gjatë dy-dekadave, forcat afgane të sigurisë u rrëzuan aq shpejt dhe plotësisht – në disa raste pa qëlluar asnjë të shtënë – saqë duket se ata që përfituan përfundimisht nga investimi amerikan ishin talibanët.

Nga afërsisht 145 miliardë dollarë që qeveria amerikane shpenzoi në përpjekjen për të rindërtuar Afganistanin, rreth 83 miliardë dollarë shkuan për zhvillimin dhe mbështetjen e ushtrisë së Afganistanit dhe forcave të tij policore, sipas Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm Special për Rindërtimin e Afganistanit, një post mbikëqyrës i krijuar me mandat të Kongresit që ka ndjekur ecurinë e luftës që nga viti 2008. Shuma prej 145 miliardë dollarë është veçmas nga 837 miliardë dollarë të tjera që Shtetet e Bashkuara shpenzuan për të zhvilluar luftimet, që në fillim të luftës në tetor 2001.

83 miliardë dollarë të investuar në forcat afgane gjatë 20 viteve janë gati dyfishi i buxhetit të vitit të kaluar për të gjithë Korpusin amerikan të Marinsave. 83 miliardë dollarë tejkalon edhe shumën që shpenzoi vjet qeveria amerikane për talonat ushqimorë për rreth 40 milionë amerikanë në nevojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button