Zgjidhet problemi me letërnjoftimet në Maqedoninë e Veriut, nga nesër do të fillojë dhënia e tyre

Në seancën e 100-të të Qeverisë u zgjidh problemi aktual me letërnjoftimet, problem i cili kishte pamundësuar që qytetarët të marrin letërnjoftime përkundër afatit të skaduar, transmeton Portalb.mk.

Në pikët e vetme të rendit të ditës u vendos që nga nesër të vazhdojë shtypja dhe dhënia e letërnjoftimeve, pas miratimit të Ligjit për letërnjoftime dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski informoi që gjatë ditës do të botohet akti nënligjor në “Gazetën Zyrtare”, dhe me këtë do të mundësohet shtypja dhe dhënia e letërnjoftimeve për qytetarët në përputhje me kërkesat e tyre”, raportojnë nga Qeveria.

Ndryshe, raportohej që dhjetëra qytetarë kanë probleme me letërnjoftimet për shkak afatit të skaduar, problem i cili do të bënte pengesë gjatë procesit të votimit më 17 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button