Fejsbuk e prezantoi projektin e vet të madh – onlajn takime virtuale me kolegë – avatarë

Fejsbuku e prezantoi aplikacionin e ri të vet për realitet virtuale “Horizon Workrooms” që është ndërtuar rreth rregullimeve të tyre për realitet virtual “Oculus Quest 2”. Aplikacioni në esencë do të replikojë takime në sallën e konferencave me kolegë të cilët paraqiten si avatarë, transmeton Portalb.mk.

Beta version i hapur i aplikacionit mund të shkarkohet në “Oculus Quest 2” në ato vende ku Quest 2 është i mbështetur.

“Workrooms” mundëson inkuadrimin e 16 pjesëmarrësve me rregullimet e tyre për realitet virtual si dhe të 34 shfrytëzuesve tjerë që do të mund të lidhen nëpërmjet laptopëve të tyre pa “Oculus Quest 2”. Ata do të mund t’i prezantojnë idetë e tyre në tabelë të përbashkët si dhe të shohin dhe të ndajnë datoteka dhe dokumente.

Ata shfrytëzues të cilët do të lidhen nëpërmjet rregullimeve për realitet virtual do të mund t’i përdorin gishtat dhe duart e tyre gjatë diskutimit dhe avatarët e tyre do të ndjekin e do të bëjnë të njëjtën lëvizje të trupit. Kur shfrytëzuesit do të flasin, avatarët do të përshtaten dhe do të imitojnë të folurin e tyre. Në aplikacion, madje mund të vërehet që kur ndonjë person flet nga ndonjë kënd në sallë, zëri i tij dëgjohet pikërisht nga ai drejtim.

Desktop aplikacioni shoqërues u mundëson shfrytëzuesve të emitojnë transmetim të drejtpërdrejtë nga ekrani i tyre drejtpërsëdrejti në tryezën e madhe në sallën e konferencave. Madhësia e sallës së konferencave gjithashtu mund të adaptohet, varësisht nga numri i kolegëve të pranishëm në takimin onlajn.

foto: Fejsbuk

“Workrooms” funksionon nëpërmjet realitetit virtual dhe nëpërmjet Internetit, ndërsa është dizajnuar për ta përmirësuar aftësinë e ekipit tuaj për të bashkëpunuar, për të komunikuar dhe për t’u lidhur nga largësia, nëpërmjet forcës së realitetit virtual – pavarësisht nëse ajo është që të mblidheni e të diskutoni për ndonjë ide, të punoni në ndonjë dokument, të shoqëroheni e socializoheni apo thjeshtë të keni biseda më të mira të cilat rrjedhin më natyrshëm”, thonë nga Fejsbuk.

Fejsbuk tani më gjashtë muaj e përdor “Workrooms” për takime të brendshme. Edhe shumë duhet të punohet në aplikacionin për t’u avancuar dhe të mund të përdoret në nivel global, mirëpo baza e vet tregon se në çfarë drejtimi do të zhvillohet Fejsbuk dhe si do të duket ardhmëria me realitetin virtual.

“Workrooms” është pjesë e projektit të madh të quajtur “Horizont” të cilin Fejsbuk e ndërton për brendin e vet për realitetin virtual “Oculus”. Projekti përputhet me ambiciet e gjera të rrjetit social për ta poseduar platformën më të madhe kompjuterike të radhës dhe për ta ndërtuar univerzin e vet të quajtur “metaverzum”, që do të jetë kombinim i reales dhe virtuales.

Krahas asaj që pritej “Horizont” të bëhet gjerësisht i arritshëm në vitin 2020, për momentin nuk dihet se kur saktë do të lansohet në nivel global.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button