Në 24 orët e fundit në Tetovë janë hospitalizuar 124 pacientë me Covid-19, mbi 90% prej tyre të pavaksinuar

Tetova periudhën e fundit është ndër qytetet me numrin më të madh të rasteve të reja ditore me Covid-19, rastet e reja ditëve të fundit janë shtuar ndjeshëm. Në Tetovë në 24 orët e fundit numri i pacientëve të hospitalizuar është 124, kurse 9 persona nderuan jetë. 90% e pacientëve të hospitalizuar nuk janë të vaksinuar, thotë dr. Gzim Nuredni, raporton Portalb.mk.

Numri i pacientëve të hospitalizuar në 24 orët e fundit në Tetovë është 124, prej të cilëve 90% janë të pavaksinuar.

“Sa i përket pacientëve të hospitalizuar që kemi sot numri është 124 pacientë, prej këtyre pacientëve me rrëndësi është ta dini se 13 pacientë janë vaksinuar vetëm me dozën e parë ndërsa vetëm 3 pacientë e kanë marrë dozën e dytë, me çka e potencoj se mbi 90% e pacientëve të hospitalizuar që i kemi këtu janë pacientë të cilët nuk janë vaksinuar”, tha Gzim Nuredini.

Sipas Nuredinit, 9 persona kanë ndërruar jetë, të cilët kanë qenë me sëmundje të rënda.

“Sa i përket pranimit të rasteve të reja, kemi pasur maksimumi 13 pranime mbrëmë. Kontrolle ambullantore kemi pasur 209, mund të them lirisht se mbi 90% janë pacientë pozitiv me Covid-19”, tha Nuredini.

Ai tha se situata është alarmante dhe se për momentin nuk mund të thuhet saktësisht sa shtretër të lirë ka.

Nuredini shtoi se ai pajtohet me deklaratën e kolegut të tij Enes Memetit, i cili tha se Gostivari duhej të vendoset në karantinë pasi që spitali është i stërmbushur dhe nuk ka vend për pacientët që kërkojnë ndihmë mjekësore.

LEXO: Gostivar, Memeti: Nuk ka vend më për pacientë, spitali është i stërngarkuar

“Këtë e menduam edhe ne që jemi këtu pasi në bazë të terrenit ne që e shohim, nuk është oficiale, prognozat tona janë se nuk ka shtëpi ku nuk ka pacientë pozitiv, këtë e them kështu prognozë jo se është e vërtetuar. Kjo tregon atë që ka thënë kolegu jonë, sepse zë vend”, tha Nuredini

Fakti që numri i kontrolleve ambulatore është 209 në 24 orët e fundit, tregon se situata në Tetovë nuk po shkon drejtë stabilizimiz. Nuredini tha se në periudhën e ardhshme pritet të ketë shtrime të reja në spital.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informoi se dje nga 6.256 testime kanë rezultuar 1,158 persona të infektuar me Covid-19, 166 pacientë janë shëruar, ndërkaq 19 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Në Tetovë ndërruan jetë gjashtë persona (54, 65, 74, 74, 79 dhe 84v), pesë nga Gostivari (66, 66, 67, 69 dhe 71v), tre nga Kumanova (54, 78 dhe 85v), një nga Shkupi (61), Strumicë (54), Struga (60), Sveti Nikolla (83) dhe Vallandova (85).

Nga fillimi i pandemisë janë realizuar 1.086.075 testime, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 165.684, të shëruarve 151.401, të vdekurve 5.608, ndërkaq për momentin ka 8.675 raste aktive.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button